|
| Nė Prespektiva lexoni : |
- KOMENTE - INTERVISTA - REPORTAZHE - OPINION - BISEDA - KULTURĖ - SHKENCĖ - EKONOMI - INFRASTRUKTUR - SPORT - HUMOR - FJALKRYQE - RELIGJION - DUKURI - SHĖNDETI - EDUKIM - ARGĖTIM - POEZI - ETJ ... |
|
|
Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės. Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.
|
|
|
|
| Marketing |
|
|
| Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore |
|
Revista
"PERSPEKTIVA" SHUMĖDIMENSIONALE
|
"Perspektiva", gėzon statusin e revistės nacionale pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, del njė herė nė javė dhe nė kuadėr tė saj publikon shtojcėn speciale mujore pėr fėmijė dhe tė rinj "Diellori", si dhe revistėn mujore "Jehona".
Nė maj tė vitit 2005, nė kuadėr tė Bashkėsisė Kulturore Shqiptare "Perspektiva", shoqatė e cila merret kryesisht me zhvillimin e veprimtarive kulturore, arsimore, bibliotekare, filloi tė botohet revista dyjavore me tė njėjtin emėr "Perspektiva". Mirėpo, pėr shkak kushteve financiare, ajo u detyrua tė ndėrpritet pas botimit tė tre numrave tė saj.
Ndėrkaq, nė maj tė vitit tė kaluar, me ndihmėn e Ministrisė sė Kulturės dhe Mediave, revista "Perspektiva", filloi tė botohet pėr ēdo javė dhe ėshtė e vetmja e kėtij lloji pėr rajonin e Bujanocit, Preshevės dhe Medvegjės.
"Perspektiva", gėzon statusin e revistės nacionale pėr shqiptarėt nė komunat: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė dhe promovon gazetarinė e lirė, hulumtuese, tė pavarur dhe profesionale.
POLITIKA REDAKTUESE:
|
Perspektiva", ėshtė revistė e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e ēėshtjeve politike, shoqėrore dhe kulturore si dhe ka politikė tė pavarur redaktuese.
Temat e revistės japin kontribut tė konsiderueshėm komunikimi dhe tė njohjes sė mirė midis njerėzve nacionalitetesh tė ndryshme si dhe sjellin njė frymė realiste nė zgjidhjen e problemeve aktuale nė kėto hapėsira.
"Perspektiva", mban qėndrim kritik ndaj pushtetit dhe tė gjithė partive tė tjera politike qė veprojnė nė kėto komuna dhe mė gjerė .
ORIENTIMET:
|
Nė realizimin e qėllimit tė vet themelor informativ, revista ka kėto orientime: aktualitete nga jeta politike, kulturore dhe publike tė kėtij rajoni; intervistat me personalitete tė njohura nė vend dhe jashtė tij, tema nga historia e kėtyre komunave; studime gjuhėsore; problemet e arsimit; mbrojtja e tė drejtave dhe lirive tė njeriut; temat nga ēėshtjet fetare, ekologjike, shėndetėsia; menaxhmenti , folklori etj; prezantimi i shkrimtarėve tradicionalė dhe krijuesit bashkėkohorė etj.
RUBRIKAT:
|
Rubrika informative: Informon lexuesit me tė gjitha ndodhitė nė kėto treva. Revista fillon me komentin e saj . Kjo ėshtė njė rubrikė standarde dhe interesante pėr lexuesit;
Rubrika pėr kulture: Merret me ēėshtjet e kulturės nė pėrgjithėsi;
Rubrika letrare: I kushtohet krijuesve, respektivisht veprave tė tyre letrare;
Krijuesit tradicionalė: Kjo rubrikė ka tė bėjė me njohjen e personaliteteve dhe veprave mė eminente letrare;
Reportazhet: Kanė tė bėjnė me njohjen e mėnyrės sė jetesės tė njerėzve tė mjediseve tė ndryshme;
Krijuesit pėr fėmijė: Kjo rubrikė i kushtohet kėtij zhanri tė krijimtarisė letrare, qė sa mė suksesshėm tė ndikojė nė krijimin e personalitetit tė fėmijėve;
Rubrika etnografike: I kushtohet tė drejtave zakonore dhe traditave tė kėtyre viseve;
Rubrika e arteve: I kushtohet njohjes sė krijimtarive artistike tė personaliteteve nga kultura nacionale dhe botėrore;
Rubrika e sporteve: Do tė mundohet tė ndihmojė nė zhvillimin e sportit nė kėto komuna.
MARRĖVESHJA
|
Hap tė rėndėsishėm nė avancimin e kėtij mediumi, paraqet nėnshkrimi i Marrėveshjes rreth parimeve themelore pėr riorganizimin e mediumeve lokale nė Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė. Marrėveshja u firmos midis OSBE-sė, pėrfaqėsuesve tė Trupit Koordinues dhe liderėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės.
Qėllimi i kėsaj marrėveshjeje ishte qė tė gjithė tė nėnshkruarit tė mobilizohen bashkėrisht pėr avancimin e informimit nė mėnyrė qė informimi tė jetė njė servis modern pėr qytetarėt e tė gjitha bashkėsive etnike qė jetojnė nė kėto komuna.
Riorganizimi i mediumeve lokale ishte forma mė e mirė e mėnjanimit tė dikurshėm tė ndarjeve dhe njėanshmėrive etnike dhe politike dhe thellimi i reformave.
Atributi kryesor i gazetarėve, sipas kėsaj marrėveshjeje, duhet tė jenė profesionalizmi dhe informimi objektiv. Tė papranueshme do tė ishin tė gjitha animet etnike, politike dhe gjuhės sė urrejtjes ndėrnacionale.
Respektimi i tė drejtave tė njeriut, toleranca, promovimi i marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, duhet tė jenė njė nga parimet themelore tė kėtyre mediumeve. Dallimet kulturore, fetare duhet tė respektohen, por assesi nuk duhet tė nxiten tensione ndėretnike.
PLANET
|
Me angazhimin e sinqertė tė drejtuesve tė kėsaj reviste "Perspektiva", gjithnjė, po bėhet njė shtėpi informative pėr tė gjithė qytetarėt e kėsaj komune multietnike.
Me temat e larmishme informative, kulturore, ekonomike, politike etj. "Perspektiva" ėshtė bėrė revista e cili me kėnaqėsi po lexohet nga tė gjithė. Kjo revistė shtjellon tema nga ngjarjet mė aktuale nga Lugina e Preshevės, pėrcjell aktivitetet nga mbledhjet e Kuvendit Komunal, pastaj pėrshkruan ngjarjet nga institucionet ku rrjedh jeta, pėr kulturėn, arsimin, ekologjinė, shėndetėsinė, ngjarjet sportive me kohė, mė pėrgjegjėsi, objektivisht dhe me njė shkallė tė lartė profesionale "Perspektiva" ėshtė bėrė revista e mirėbesimit dhe i respektit.
Deri tashti janė botuar 80 numra tė revistės "Perspektiva", nė tė cilat janė publikuar me dhjetėra e qindra komente, opinione, reportazhe, biseda e intervista me personalitete nga jeta politike e kulturore brenda dhe jashtė vendit. Gjatė kėsaj periudhe nė adresė tė revistės "Perspektiva" kanė arritur shumė letra pėrshėndetėse tė lexuesve, mirėnjohje e certifikata nga organizata joqeveritare e ambasada siē ėshtė ajo e shefit tė Misionit tė OSBE-sė nė Beograd Hans Ola Urstad, pėr kontributin e dhėnė nė fushėn mediale.
Nė kuadėr tė projektit "Qasja e tė rinjve nė mediumet lokale", tė mbėshtetur financiarisht nga NED Washington, revista "Perspektiva", gjatė dy muajve rresht ka organizuar trajnime me tė rinjtė si dhe ka publikuar tetė punime tė nxėnėsve, nė tė cilat ata kanė shprehnin shqetėsimet dhe gėzimet e tyre.
Po ashtu nė kuadėr tė "Perspektivės", ka filluar tė publikohet revista pėr fėmijė dhe tė rinj "Diellori", i cili ėshtė mirėpritur nga nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme, tė Komunės sė Bujanocit dhe mė gjerė. Numri i parė i "Diellorit" ėshtė botuar nė maj tė vitit 2007. Deri tashti janė botuar 7 numra tė saj. "Diellori" shpėrndahet nėpėr shkollat fillore dhe tė mesme tė rajonit tė Luginės sė Preshevės.
Nė dhjetor tė vitit 2007 nė kuadėr tė "Perspektivės", ėshtė riaktivizuar edhe revista "Jehona" e cila pas 86 numrave tė botimit tė saj, qe ndėrprerė pėr shkaqe financiare. "Jehona" do tė botohet nė kuadėr tė "Perspektivės" si shtojcė speciale njė herė nė muaj. Deri tashti ėshtė botuar vetėm njė numėr i saj.
"Perspektiva", nė plan ka pėr tė ardhmen, qė nė kuadėr tė saj tė dalė edhe me njė revistė pėr femra e cila kryesisht do t'i kushtohet rolit tė femrės nė shoqėri, participimit tė saj nė politikė dhe nė vendimmarrje si dhe integrimin e saj tė plotė nė jetėn politiko-shoqėrore tė vendit.
Pėr tė pasur jetė tė gjatė, tė qėndrueshme dhe tė suksesshme "Perspektivės" dhe revistave tė tjera qė do tė dalin nė kudėr tė saj, i nevojitet sigurimi i njė shtypshkronje, si njėri nga prioritetet kryesore tė revistės. Komuna e Bujanocit, nuk ka shtypshkronjė dhe sigurimi i saj do tė ishte njė projekt me interes jo vetėm pėr "Perspektivėn", por edhe pėr veprimtaritė e tjera me interes shoqėror.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| Numrat e Kaluar : |
| Nr.93-2008 |
 |
|
| Nr.92-2008 |
 |
|
| Nr.91-2008 |
 |
|
| Nr.90-2008 |
 |
|
| Nr.89-2008 |
 |
|
|