| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Besnik Hysa i kthehet Luginės


KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?!

Njė grup hajnash, tė cilėt hajnisht kanė arritur tė kalojnė nėpėr shumė regjime pa pėsuar as tė zitė e thoit. Horrat janė si morrat. Ata i gjen kudo nė mal, fushė, nė qytet e nė pushtet. Haj, medet!

Nga Besnik Hysa

Ky opinion nuk ka lidhje me atė tė publikuar, kohė mė parė, nga adashi im Besnik Hysa, ndaj tė cilit u ngrit njė pluhur i ashpėr medial. Jo vetėm qė nuk u gjet autorėsia e shkrimit, por edhe mė shumė u shtuan dilemat rreth tij. E lypnin kot Besnikun nė Tiranė e Prishtinė, ai, na doli kėmbėkryq nė Luginė…

Zabeli

Besnik Hysa, i ulur gju mė gju me popullin, mėsoi se orgjia e horrave tė fshehur te Zabeli i Preshevės, ka arritur t'i mbijetojė e t'i sfidojė disa regjime, nga mė tė ashprit qė njeh historia e kėtij vendi.
Horrat kanė gjetur truall tė pėrshtatshėm veprimi pėr t'i mbijetuar kėto sfida sepse janė pakurrizor, sahanlėpirės dhe puthadorė. Interesant tepėr i veēantė. Ky farė lloji horrash nuk gjendet askund si nė Zabel tė Preshevės. Nė kėtė trekėndėsh magjik, qė lidh tri shtete e kontinente, horri nuk e ka zor tė duket dhe tė fshihet sipas nevojės dhe porosisė.
Soji i horrave sa vjen e shtohet dhe lazdrohet. Dikur kur shqiptarėt e Luginės nuk ishin nė pushtet, horrat u futėn nėpėr parti, duke lozur rol tė dyfishtė, pastaj me tė njėjtin mision u ngjitėn edhe nė male, pėr tė zbritur nė saje tė paqes nė qytet dhe pushtet. Nė periudhėn e komunizmit, horrat nė emėr vėllazėrim - bashkimit nuk lanė pa i bėrė dy gurė bashkė, kurse nė kohėn e pluralizmit shpikėn sloganin multietnik, pėr tė vazhduar me avazin e vjetėr. Shumė prej horrave edhe janė me gjak tė pėrzier, qė nė popull njihen si melezė.
Hijet e intrigave tė orkestruara nga horrat i ndiqnin intelektualėt kėmba - kėmbės, duke i lėnė pa punė, pa strehė e pa Atdhe. Me qindra veprimtarė u gjetėn nė dosjet e horrave, tė cilėt pamėshirshėm i persekutonin, i arrestonin dhe i likuidonin. Por, horrat nuk e harrojnė zanatin e vjetėr. Ata, aktualisht, nė emėr tė demokracisė shpifin dhe tallin veprimtarėt e denjė tė ēėshtjes sonė kombėtare.
Kėta horra janė mė tė rrezikshėm se ata tė dikurshmit, meqė ata tani janė nė krye tė organeve komunale, kurse dikur vepronin si vasalė dhe mercenarė. Pra, argatia e dikurshme tani ėshtė kthyer nė institucion.

Pushteti

Horrat u ngjitėn shkallėve tė pushtetit dhe u bėnė mė autoritarė se sa shefat e tyre tė dikurshėm zyrtarė. Ata, pushtetin e kanė kthyer nė regjim. Nė njė binar e kanė vėnė udhėheqjen, kurse nė tjetrin pėrgjimin (spiunimin).
E ke vėshtirė kėta horra t'i kritikosh e aq mė pak t'i kundėrshtosh. Ata, tashti i kanė tė gjitha mekanizmat pėr revanshizėm. Hakmarrja e tyre ėshtė aq e pacivilizuar, aq edhe e paskrupullt. E vetmja mėnyrė efikase pėr t'i luftuar horrat ėshtė vota e lirė e cila sjell ndryshime dhe reforma.
Horrat e Zabelit u mbushėn haram. Kanė filluar ngadalė tė zbresin nga pushteti, meqė kanė filluar t'u dalin tė palarat nė shesh. Pavarėsisht nga kėto lėvizje, ata nuk pajtohen me humbjet, por edhe mė tej e vazhdojnė lojėn e djallit. Si opozitė dinė ta luajnė lojėn e viktimės. Mundohen t'i fshehin gjurmėt e dallavereve dhe marifeteve. Nuk ngurrojnė tė kthen prapa dhe me nostalgji ta kujtojnė kohėn e folklorizmit, pėr ta mbajtur gjallė elektoratin, prapė me premtime dhe gėnjeshtra.

Marifeti

Merre me mend disa horra, nė mungesė tė pushtetit absolut, kanė filluar t'i kthehen folklorizmit, me njė fjalė Zabelit…
Zoti na ruajt, ata dėshirojnė ta formojnė edhe Kėshillin Nacional, projekt tė cilin vetė e penguan qė tė mos formohet, me arsyetimin se nuk janė tė kėnaqur me ligjin mbi kėshillat kombėtare nė Serbi. Atyre nuk u digjet zemra pse nuk ėshtė formuar njė kėshill i tillė, por pse nuk po e shfrytėzojnė njė fond parash qė grumbullohet rreth tij. Ata nuk janė tė kėnaqur qė nė emėr tė zgjedhjeve parlamentare marrin fonde tė majme, por dėshirojnė qė edhe nė emėr tė Kėshillit tė vjelin mjete pėr ta majmur karrierėn e tyre horrtare.
Me decenie, ata askush nuk i ka penguar, qė mos ta formojnė Kėshillin Nacional, organin mė tė lartė tė mendimit politik shqiptar tė Luginės.
Marifet. Kėshilli Nacional, nuk mund tė formohet me njė grup horrash, por njė iniciativė e tillė rrjedh pėr ta larguar vėmendjen e elektoratit tė tyre pėr humbjen e autoritetit, tė cilin asnjėherė nuk e patėn, humbjes sė pushtetit, tė cilin e patėn, por e humbėn se nuk ditėn ta menaxhojnė dhe lėkundjes sė karrierės, tė cilėn, mjerisht e ngritėn mbi baza tė injorancės, intrigave dhe nepotizmit.
Po vjen kohė e keqe pėr horrat dhe ithtarėt e tyre!

(Autori ėshtė publicist dhe analist nga Diaspora. Nė javėn e ardhshme: "Si po pengohet bashkimi i Luginės me Kosovėn?". Tė drejtėn ekskluzive pėr botimin e opinioneve e mban www.revistaperspektiva.com, por nuk u kufizohet e drejta web faqeve tė tjera pėr publikimin e tyre )

 

Powered by: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945