| Nė Prespektiva lexoni : |
- KOMENTE - INTERVISTA - REPORTAZHE - OPINION - BISEDA - KULTURĖ - SHKENCĖ - EKONOMI - INFRASTRUKTUR - SPORT - HUMOR - FJALKRYQE - RELIGJION - DUKURI - SHĖNDETI - EDUKIM - ARGĖTIM - POEZI - ETJ ... |
|
|
Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės. Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.
|
|
|
|
|
| Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore |
|
|

Debate - Zėri i Amerikės
RUBRIKA "MJEKĖSI DHE SHKENCĖ", DIABETI DHE VIRUSI H1N1
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se tė paktėn 180 milion njerėz nė botė vuajnė nga diabeti. 90 pėr qind e tyre kanė atė qė quhet diabeti i tipit 2, i cili shkaktohet nga pa-aftėsia e organizmit pėr tė pėrdorur insulinėn. Studiuesit janė pėrqėndruar kohėt e fundit nė njė hormon tė quajtur adiponectin, qė e ka prejardhjen nga qelizat dhjamore dhe qė ka treguar se mund tė ulė rrezikun e diabetit.
Ndėrkohė, disa reparte urgjencash nė spitale kėtu nė Shtetet e Bashkuara po pėrballen me raste tė shumta tė virusit H1N1. Njė spital nė periferi tė Uashingtonit filloi tė bėnte planet pėr njė skenar tė tillė qė nė muajin prillin.
LIDHJET MES DIABETIT DHE NJĖ HORMONI QĖ PRODHON DHJAMĖ
Rreziqet mė tė mėdha pėr prekjen nga diabeti janė ushqimi me shumė yndyrė e sheqer ose mungesa e fizkulturės, ose nga tė dyja. Por sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, qindra miliona njerėz po shtojnė nė peshė, gjė qė shton rrezikun e prekjes diabetit.
Mbipesha dhe mungesa e aktiviteteve fizike shoqėrohen me diabetin e tipit 2. Sipas parashikimeve rreth 350 milion njerėz do tė diagnostikohen me diabet deri nė vitin 2030.
Mjekėt pėr njė kohė tė gjatė kanė udhėzuar pacientėt pėr njė dietė me ushqime pa yndyrė dhe pėr njė jetė aktive. Por tani studiuesit kanė gjetur se niveli i lartė i hormonit adiponectin, qė prodhon dhjamė, nuk ėshtė i dėmshėm.
Studiuesi Rob van Dam dhe kolegėt e tij nė fakultetin e mjekėsisė tė Universitetit tė Harvardit pas studimit tė rreth 14 mijė pacientėve kanė konfirmuar diēka interesante: ata nuk janė tė sigurt pėr arsyen, por pacientėt me rrezik mė tė ulėt tė diabetit tė tipit 2 duket se kanė nivel mė tė lartė tė hormonit adiponectin.
"Ky hormon ka ndikime pozitive nė mėlēi e nė muskuj dhe duket se shton ndjeshmėrinė e insulinės".
Zoti van Dam thotė se lidhja e hormonit adiponectin me rrezikun mė tė ulėt tė diabetit shikohet tek njerėz tė ndryshėm, pavarėsisht nga gjinia, raca apo edhe indeksi i masės trupore.
MASA TĖ SUKSESSHME PARAPRAKE KUNDĖR VIRUSIT A-H1N1
Mjekja infeksioniste, Tam Ly thotė se po shikon gjithnjė e mė pak raste tė virusit H1N1 nė spitalin Fakir, nė jug tė Uashingtonit.
Dr. Ly thotė se vala e parė e infeksioneve nė spitalin e saj arriti kulmin nga fundi i tetorit, madje ajo pret njė valė tjetėr brenda pak muajve tė ardhshėm.
"Spitali ynė u pėrgatit shumė muaj pėrpara nė pritje tė kėtij virusi. Ne gjithnjė shpresuam pėr skenarin mė tė mirė, por u pėrgatitėn pėr njė gjendje tė rėndė nėse do tė pėrballeshim me tė".
Distrikti rural Fakir nė Virgjinia ėshtė i njohur pėr kodrat e pafund dhe fermat me kuaj. Spitali Fakir ka vetėm 100 shtretėr dhe i shėrben vetėm komunitetit Warrenton.
Kur rastet e para tė virusit H1N1 u njoftuan nė Meksikė, spitali Fakir filloi planet. Tracy Turman ėshtė nė krye tė pėrpjekjeve emergjente tė spitalit.
"Ne kemi emergjencėn si dhe krijuam kėtė sallė si klinikė vaksinimi tė virusit H1N1. Kėtė dhomė tė vogėl e kthyem nė dhomė pritjeje".
Zyrtarėt e spitalit e ndanė sallėn e urgjencės nė dy zona tė veēanta.
Objektivi i tyre ėshtė pėrballimi i njė numri tė madh pacientėsh, ndėrsa pėrpiqen tė parandalojnė pėrhapjen e virusit nė pjesė tė tjera tė spitalit.
Planifikimi i tyre pati rezultat kur rastet e gripit u shtuan nė departamentin e urgjencės. Traci Turman thotė se klinika e veēantė pėr kėtė grip bėri qė tė kishte mė pak stres pėr personelin dhe vetė funksionimin e spitalit.
"Zakonisht ne kemi rreth 80 pacientė nė ditė nė sallėn e urgjencės. Kohėt e fundit, ne patėm rreth 158 pacientė. 50 prej tyre kishin simptoma tė gripit".
Shumica e rasteve me grip nė spitalin Fakir kanė qenė tė grupmoshave me rrezik tė lartė, si gra shtatzanė, fėmijė tė vegjėl dhe njerėz me sistem tė dobėt imunitar. Nė se ky grip ringjallet pėrsėri, zyrtarėt e spitalit thonė se janė gati ta pėrballojnė atė. Dhe ndėrsa gjithnjė e mė shumė njerėz nė zonėn Warrenton vaksinohen, zyrtarėt e spitalit shpresojnė qė mė e keqja ka kaluar.(ze)
OPINIONE TJERA
Nga The Economist: RĖNIA E NATALITETIT NĖ BALLKAN ... mė shumė ... >>
Nga Perspektiva PRESS: NGA PO SHKON MEDVEGJA ?! ... mė shumė ... >>
Nga Adnan Abrashi: ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR ... mė shumė ... >>
Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>
|
|
|