| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Shkruan: Albin Kurti


Kah po shkon Kosova Lindore?!

BUJANOCI PO RRĖMOHET ĒDO DITĖ!

Shqiptarėt e Medvegjės janė bėrė pakicė nė vendin e tyre, kurse Bujanocin gradualisht po e rrėmojnė pėr ta lėnė Preshevėn tė vetmuar nė Luginė.

Shikoni: Dorėzimi i armėve si ēmim pėr ruajtjen e "paqes"!

Pas luftės sė UĒPMB-sė, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės i gėzoheshin dy sukseseve: krijimit tė policisė multietnike dhe marrjes sė pushtetit nė Bujanoc. Nė kėto dy projekte faktori ndėrkombėtar kishte dhėnė pėrkrahjen e tij pėrmes OSBE-sė. Serbia asnjėherė nuk e kishte tumirė kėtė ndryshim qė sadopak u kishte mundėsuar shqiptarėve tė frymonin mė lirshėm. Serbia i kishte minuar ato sa herė qė iu ishte dhėnė mundėsia, ashtu siē vazhdon t'i minojė edhe sot e kėsaj dite. Projekti i parė vetėm quhej 'polici multietnike' por nė thelb nuk pėrfaqėsonte strukturėn etnike tė popullatės nė tri komunat e Luginės. Struktura etnike e tė punėsuarve nė stacionet policore ėshtė siē vijon:

Policė:    Preshevė - Bujanoc - Medvegjė
Shqiptarė:    119              105                7
Serbė:            99              180            128
Gjithsej:       218              285            135


Ky numėr i policėve shqiptarė ėshtė pranuar nė vitin 2001. Nė vitin 2007, pėr t'u bėrė pjesėtarė tė MUP-it serb kanė aplikuar 3.850 kandidatė. Shqiptarė nga Presheva dhe Bujanoci, kanė qenė gjithsej 60, ndėrsa nga Medvegja, pėr shkak tė pastrimit etnik atje, asnjė. Vetėm dy shqiptarė nga Presheva mezi janė pranuar. Njėri nga ata pėr arsye personale ka hequr dorė. Nga Bujanoci asnjė.
Policėt shqiptarė gjatė nėntė viteve tė punės kanė vetėm rol dytėsor nė kėtė polici dhe asnjė nga ata nuk ėshtė avancuar nė hierarkinė e lartė policore nė nivel komunal: aty udhėheqin gjithmonė serbėt. Policinė multietnike, me dy serbė e njė shqiptar, mund ta shohėsh vetėm nė vendbanimet shqiptare, kurse nė vendbanimet serbe patrullojnė vetėm policėt serbė pa asnjė polic shqiptar.
Nė vitin 2008 kanė aplikuar 1.900 kandidatė. Nė mesin e tyre kanė qenė vetėm 8 shqiptarė. 569 aplikantė, e nė mesin e tyre 40 kandidatė nga pakicat apo 7%, i kanė plotėsuar kriteret e rekrutimit, por asnjė shqiptar. Sipas vendimit tė MUP-it serb, nė 4 vitet e ardhshme nuk do tė hapet konkursi pėr pranimin e policėve tė rinj, pasi qė me automatizėm do tė shfrytėzohet shifra e 569 kandidatėve tė lartpėrmendur. Me kėtė nėnkuptohet se sė paku nė 4 vitet e ardhshme asnjė shqiptar i Preshevės, Bujanocit e Medvegjės nuk do tė mund tė bėhet polic.
Serbia ka marrur donacione tė majme nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr reformimin e policisė por i ka lėnė shqiptarėt gjithmonė nė rangjet e ulta dhe mė tė pakėt proporcionalisht. Nė anėn tjetėr, siē e dimė, Qeveria e Kosovės ua ka ruajtur pagat policėve serbė nė Kosovė pėr mė shumė se njė vit ndonėse ata e shkėpusnin zinxhirin komandues meqė gjithnjė dirigjoheshin nga Beogradi. Standardet e dyfishta kur janė nė pyetje MUP-i serb dhe (Sh)PK-ja tregojnė mė sė miri pėr asimetrinė diskriminuese ndaj shqiptarėve.

Nė kėtė ndėrmarrje Serbia e ka pasur pėrkrahjen e zyrtarėve rusė nė OSBE. Ėshtė interesante qysh OSBE-ja nė Luginė ka qenė fushėbetejė amerikano-ruse. Por, ajo tash po tėrhiqet nga Lugina. OSBE-ja si sponsor i projektit tė policisė multietnike e ka shpallur nė heshtje si tė dėshtuar kėtė projekt gjatė muajit tetor duke e mbyllur zyrėn e saj qė ka tė bėjė me punėt e policisė nė Luginė. Me tėrheqjen e OSBE-sė nga projekti, asnjė shqiptar mė nuk do tė ketė mundėsi qė tė bėhet pjesėtar i policisė pėr shkak tė mosnjohjes sė mirė tė gjuhės serbe dhe konkurrencės nė nivel republikan. Pėr dėshtimin e projektit faj kanė edhe liderėt e partive politike shqiptare, tė cilėt pas luftės sė UĒPMB-sė, nė vend se tė merren me hallet e popullatės, janė zhytur nė rivalitete tė pėrhershme mes veti, duke pėrfunduar nė garė pėr servilitet ndaj faktorėve ndėrkombėtarė por edhe ndaj Beogradit. Disa nga kėta liderė shesin patriotizėm para popullit pėr mosbashkėpunim me policinė nė nivel lokal, kėrkojnė nga populli durim deri atėherė kur Serbia tė bėhet anėtare nė BE thuajse atje pozita e tyre do tė pėrmirėsohet vetvetiu, por nė anėn tjetėr nuk hezitojnė tė takohen nė Beograd e tė bashkėpunojnė me ministrin e policisė serbe Ivica Daēiq.

Krahas dėshtimit tė projektit tė parė, Serbia po e pėrgatit terrenin edhe pėr dėshtimin e projektit tė dytė. Nė zgjedhjet e ardhshme dhe me sistemin e regjionalizimit tė Serbisė, ajo do t'ua shkėput shqiptarėve nga dora vendbanimin mė strategjik tė tyre, qytetin e Bujanocit. Sipas regjistrimit tė popullsisė nga viti 2002, e i cili i ka pėrjashtuar qytetarėt tė cilėt janė pėr mė shumė se njė vit nė botėn e jashtme, nė Medvegjė shqiptarėt kanė mbetur vetėm 26,17% tė popullsisė, nė Bujanoc janė 54,69% kurse nė Preshevė 89,10%. Serbia e ka nė shėnjestėr posaēėrisht Bujanocin ku nėnpėrfaqėsimi dhe diskriminimi i shqiptarėve ėshtė mė i theksuari. Nė ndėrmarrjet publike nė Bujanoc janė tė punėsuar 1.390 serbė dhe vetėm 47 shqiptarė; nė gjykata e prokurori 61 serbė dhe 18 shqiptarė; nė kadastėr dhe hekurudha s'ka fare tė punėsuar shqiptarė kurse serbė janė 10, pėrkatėsisht 11 tė punėsuar, etj. etj. Varfėria dhe papunėsia gjithsesi janė trysni politike mbi shqiptarėt qė ta lėshojnė vendin e tyre.

Nė funksion tė ndryshimit tė pėrbėrjes etnike nė Bujanoc, qė ka pėr synim zbritjen e pėrqindjes sė popullsisė shqiptare nėn 50% dhe shndėrrimin e tyre nė pakicė, ėshtė edhe baza ushtarake "Jug" nė fshatin Boroc tė Bujanocit. Krahas 1.000 ushtarėve edhe kuadrit ushtarak pėr kėtė qendėr logjistike e komanduese, nė Bujanoc do tė sjellen edhe familjet e tyre. Madje edhe UNDP ka paralajmėruar se nė tri vitet e ardhshme do t'i integrojė serbėt e ikur nga Kosova nė komunėn e Bujanocit! Numri i tyre kap shifrėn rreth 5.000 dhe kjo gjė trumbetohet si kontribut nė zhvillimin ekonomik tė Luginės. Ka edhe spastrim etnik nė kohė paqeje dhe jo vetėm nė kohė lufte, apo jo?

Thelbi i dėshtimit tė kėtyre projekteve konsiston nė heshtjen e tė gjithė faktorėve tė zotuar pėr realizimin e tyre. Beogradit heshtja i konvenon se edhe ashtu ėshtė duke realizuar strategjinė e tij pėr pastrim etnik tė tri komunave. Shqiptarėt e Medvegjės janė bėrė pakicė nė vendin e tyre, kurse Bujanocin gradualisht po e rrėmojnė pėr ta lėnė Preshevėn tė vetmuar nė Luginė. Bashkėsisė ndėrkombėtare e sidomos OSBE-sė heshtja ia mundėson ikjen nga obligimet qė i ka marrur pėr kėtė rajon, ndėrkaq liderėve shqiptarė heshtja u levėrdis pėr realizimin e interesave personale duke inkuadruar anėtarėt e familjes apo militantėt partiakė nė ndonjė post komunal apo shtetėror. Heshtja pėr kėto dy projekte nė Luginė ėshtė pranim i degradimit tė tė drejtave dhe pranisė shqiptare. Sigurisht qė faj shumė tė madh pėr tėrė kėtė kanė Tirana e Prishtina zyrtare tė cilat e pėrmendin Luginėn e Preshevės nė fraza tė pėrgjithshme kur kanė nevojė tė pėlqehen prej turmave tė votuesve, por s'veprojnė asgjė konkretisht pėr tė. Bėjnė pazare politike dhe ekonomike me Beogradin thuajse nuk ekziston fare Lugina e Preshevės dhe shqiptarėt e shtypur nė tė. /pashtriku.com/



OPINIONE TJERA

• Nga Nga Hamdi Nuhiju: TĖ DREJTAT E PAKICAVE! ... mė shumė ... >>
• Nga Zėri i Amerikės: RUBRIKA "MJEKĖSI DHE SHKENCĖ", DIABETI DHE VIRUSI H1N1 ... mė shumė ... >>
• Nga The Economist: RĖNIA E NATALITETIT NĖ BALLKAN ... mė shumė ... >>
• Nga Perspektiva PRESS: NGA PO SHKON MEDVEGJA ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Adnan Abrashi: ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR ... mė shumė ... >>
• Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Webfaqe e krijuar nga: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945