| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Ngjyra jete nga Bujanoci


PĖR NJĖ SHOQĖRI MULTIETNIKE STABILE

Nisur nga fakti se Bujanoci, ėshtė njė komunė multietnike ėshtė nė interes tė stabilitetit tė pėrgjithshėm, qė brenda vetadministrimit lokal tė funksionoj njė koalicion gjithėpėrfshirės. Ėshtė ēėshtje qė i pėrket subjekteve, tė cilat kanė marrė pjesė nė zgjedhje, prandaj edhe vullneti i tyre nė krijimin e koalicioneve ėshtė i obligueshėm pėr tė gjithė.


BUJANOC - Qė nga mbajtja e zgjedhjeve para dy viteve, janė duke u bėrė pėrpjekjet pėr formimin e pushtetit lokal multietnik. Sipas palės shqiptare, serbėve iu kanė ofruar vendet nė bazė tė votave tė fituara nė zgjedhjet e fundit, ndėrkaq qė pala serbe nuk pajtohet me kėtė ofertė.
Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, thekson se "kohėve tė fundit janė intensifikuar takimet me pjesėtarėt e dy grupeve politike, qė pėrfaqėsojnė serbėt nė kuvend, tė PD dhe GQ "Stojanēa Arsiq". Kamberi, gjithashtu, ka theksuar se "pėr dallim nga kėrkesa e mėhershme qė ka qenė e pėrgjithėsuar, kėrkesa e fundit e pėrfaqėsuesve serbė ėshtė konkretizuar dhe ka tė bėjė me vendet konkrete nė vetadministrimin lokal".

(Mos) kyēja...

Koalicioni PVD-LPD dhe UDSH, ėshtė duke e shqyrtuar kėtė kėrkesė, me dėshirėn mė tė madhe qė tė arrihet njė pajtim me kėto grupe politike serbe pėr ta zgjeruar koalicionin ekzistues dhe me qėllim tė krijimit tė njė stabilitetit gjithpėrfshirės nė kuvendin komunal.
Ne, ka deklaruar kryetari i komunės, "do tė kemi takime edhe me kryetarin e Trupit Koordinues, me tė cilin do tė bisedohet pėr modalitetet e kyējes eventuale tė kėtyre pėrfaqėsuesve, duke shpresuar se do tė kemi njė marrėveshje e cila do tė kėnaq tė gjitha palėt".
I kėtij mendimi, gjithashtu, ėshtė edhe Jonuz Musliu, kryetar i Asamblesė komunale tė Bujanocit, i cili edhe ashtu ka takime tė shpeshta me shefat e grupeve parlamentare, pa pėrjashtuar edhe ata tė palės serbe.
- Ne vazhdimisht e kemi pėrsėritur qoftė nė parlamentin lokal, qoftė gjatė takimit me pėrfaqėsuesit e Trupit Koordinues dhe faktorėve ndėrkombėtarė se jemi pėr participimin e serbėve lokalė nė qeverisjen lokale dhe tė njėjtėn e kėrkojmė pėr palėn shqiptare qė tė pėrfshihet nė organet shtetėrore - thekson kryetari i kuvendit dhe shton: "Komuna ėshtė njė shtėpi e pėrbashkėt pėr tė gjithė dhe pushteti i saj duhet tė shtrihet sa mė afėr qytetarėve. Askush deri sot nuk e ka kontestuar pėrfshirjen e serbėve nė pushtet, por duhet gjetur modalitete se si ajo tė arrihet mė lehtė dhe mė mirė".

Mungesa

Edhe partneri i koalicionit shqiptar UDSH lider i sė cilės ėshtė Mejdi Zeqiri, ndan mendimin me partnerėt e koalicionit me tė cilėt qeverisin pushtetin lokal.
Lidhur me kėtė Zeqiri ka theksuar se, "po ėshtė e vėrtetė se mė 6 janar tė kėtij viti kemi pasur njė takim me palėn serbe dhe mendoj se, kėto bisedime kanė qenė shumė konstruktive pasi qė kėsaj here pala serbe nuk doli me propozimin se 42 % nga pushteti lokal i takon atyre, por kėrkoi qė t'i marrė kėto postet, zv. Kryetarin e Komunės , zv. Kryetarin e Kuvendit , katėr anėtarė nė Kėshillin Komunal, tre drejtorate tė ndėrmarrjeve ku themelues ėshtė Kuvendi Komunal dhe tre kryeshefa tė Administratės Komunale.
Sipas Zeqirit, e gjithė kjo ėshtė e realizueshme nė qoftė se nė organet shtetėrore kyēen shqiptarėt me listėn qė kryetarit tė Trupit Koordinues ia kemi dėrguar nė pranverė tė vitit tė kaluar.
Lideri i UDSH-sė gjithashtu, ka deklaruar se, "edhe pse kjo gjė po zvarritet unė jam mjaft optimist, se nė njė tė ardhme tė afėrt Komuna e Bujanocit do tė ketė pushtetin multietnik, por edhe ne shqiptaret do tė jemi tė inkuadruar nė institucionet shtetėrore pasi qė njė gjė e tillė ėshtė nė favor tė tė gjithė banorėve tė Komunės sė Buajnocit".
Mendoj se Komuna jonė tashme ėshtė duke i vėrejtur ngecjet tė cilat kanė ardhur si pasojė e zvarritjes se zgjerimit te koalicionit, mirėpo nėse vije deri te formimi i pushtetit multietnik investimet do tė jenė mė tė mėdha si nga pushteti qendrore po ashtu edhe nga Bashkėsia Ndėrkombėtare dhe njė investim i tillė nga ana e ndėrkombėtarėve do te ishte shumė i mirėseardhur pėr komunėn tonė e posaēėrisht nė kėtė krizė ekonomike e cila ėshtė duke mbretėruar nė tėrė botėn.
Shpresojmė se do tė rritet numri i tė punėsuarve dhe do te kemi njė zhvillim ekonomik mė tė vrullshėm pasi qė shumė mirė e dimė se Komuna e Bujanocit ėshtė ndėr komunat mė tė pazhvilluara nė nivelin republikan.

Pėrgjegjėsia

Nga ana tjetėr, pala serbe nuk ngurron qė fajin ta hedh tek koalicioni shqiptar, tė cilėt i quan pėrgjegjės pėr mosformimin e pushtetit lokal monoetnik.
Stojanēa Arsiq, shef i grupit tė kėshilltarėve tė PD-dhe koalicionit tė cilin e pėrbėjnė edhe Grupimi i qytetarėve, theksoi se, "bisedat paksa kanė filluar, pėr fat tė keq vetėm se po mbushen dy vite nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ne akoma nė Bujanoc nuk kemi arritur tė formojnė pushtetin multietnik lokal". Sipas Arsiqit, muajin e fundit kėto bisedime janė mė intensive dhe definitivisht para dy jave pala serbe i ka dhėnė propozimet palės shqiptare pėr pjesėmarrje nė pushtetin multietnik lokal nė Bujanoc.
Nga koalicioni aktual u shpreh Arsiq, "i cili ėshtė nė qeverisje, gjegjėsisht PVD- LPD dhe UDSH, presim pėrgjigje dhe kjo pėrgjigje ėshtė dashur tė arrijė tek pala serbe javėn e kaluar, por njė gjė e tillė akoma nuk ka ndodhur.
Nė bazė tė bisedimeve tė cilat janė zhvilluar javėn e kaluar, sipas koalicionit serb, zgjidhja ka qenė shumė afėr, qė serbėt tė kyēen nė pushtetin lokal multietnik, meqė qėllimi kryesor i palės serbe ėshtė qė tė formohet njė shoqėri multietnike stabile me njė zhvillim tė mirė ekonomik dhe e gjithė kjo, do tė thotė njė stabilitet politik i pėrkrahur nga njė pushtet multietnik lokal nė Komunėn e Bujanocit.
Duke larguar pėrgjegjėsinė nga veti, Arsiq, ka deklaruar se, "tashmė vendimin duhet ta marrė koalicioni qeverisės mes veti, dhe disa funksione duhet qė t'ia liroj grupit tė kėshilltarėve tė nacionalitetit serb e cila pėrbėhet nga Partia Demokratike, Koalicionit rreth saj dhe Grupit tė Qytetarėve", ka thėnė shefi i grupit tė kėshilltarėve serbė, duke shtuar se, "tashmė mbetet qė pala shqiptare tė ulet dhe tė merren vesh mes veti se kush ēka do tė liroj"
Pala serbe sipas kėrkesė sė dėrguar palės shqiptare, kėrkon disa vende konkrete, nė administratėn komunale, kėshillin komunal, ndėrmarrjet publike vendin e zėvendės kryetarit tė komunės dhe tė tjerė.

Ngecjet…

Edhe pėrkundėr marrėveshjes akoma tė paarritur, tė dy palėt janė tė mendimit se si pasojė e kėsaj Komuna e Bujanocit ėshtė duke ngecur nė realizimin e disa gjėrave tė rėndėsishme.
Duke u fokusuar nė kėtė, prefekti Kamberi ka theksuar se, "nisur nga fakti se Bujanoci ėshtė njė komunė multietnike ėshtė nė interes tė stabilitetit tė pėrgjithshėm qė brenda vetadministrimit lokal nė Bujanoc tė kemi njė koalicion gjithpėrfshirės dhe pėr kėtė arsye ėshtė duke u punuar nė kėtė drejtim.
Sipas tij, organet ekzistuese kanė legjitimitetin e plotė tė funksionimit pasi qė kanė dalė nga zgjedhjet demokratike dhe tė pranueshme nga tė gjithė.
Ēėshtja e koalicioneve, sipas Kamberit, "ėshtė ēėshtje qė i pėrket subjekteve tė cilat kanė marrė pjesė nė zgjedhje, prandaj edhe vullneti i tyre nė krijimin e koalicioneve ėshtė i obligueshėm pėr tė gjithė".
Sipas kryetarit tė Asamblesė komunale Jonuz Musliu, multietniciteti nė kėtė komunė multietnike, nuk i dėmton proceset pėr reforma dhe zhvillim ekonomik. Kjo praktikė ka dėshumar edhe nėpėr vendet e tjera tė mjedisit multietnik me rezultatin e qeverisjes lokale dhe thithjen e donacioneve. Askush nuk humb nga kėto procese aq mė pak Bujanoci, i cili besojmė se pas kėtyre proceseve do tė jetė shembull i bashkėjetesės, bashkėpunimit dhe bashkėveprimit nė rajon.
Mendoj se Komuna jonė, thekson Mejdi Zeqiri, tashmė ėshtė duke i vėrejtur ngecjet, tė cilat kanė ardhur si pasojė e zvarritjes se zgjerimit te koalicionit, mirėpo nėse vije deri te formimi i pushtetit multietnik investimet do tė jenė mė tė mėdha si nga pushteti qendrore po ashtu edhe nga Bashkėsia Ndėrkombėtare dhe njė investim i tillė nga ana e ndėrkombėtarėve do tė ishte shumė i mirėseardhur pėr komunėn tonė e posaēėrisht nė kėtė krizė ekonomike e cila ėshtė duke mbretėruar nė tėrė botėn.
Shpresojmė se do tė rritet numri i tė punėsuarve dhe do te kemi njė zhvillim ekonomik mė tė vrullshėm pasi qė shumė mirė e dimė se Komuna e Bujanocit ėshtė ndėr komunat mė tė pazhvilluara nė nivelin republikan.

Perspektiva

Pėr palėn serbe mos arritja e njė marrėveshje pėr pushtet multietnik, ėshtė njė humbje e madhe, gjegjėsisht pėr popullatėn.
Stojanēa Arsiq, ėshtė i mendimit se, pushteti lokal me kėtė nuk humb shumė sa qė humb popullata e Komunės sė Bujanocit, serbėt, shqiptarėt dhe romėt, meqė sipas tij, nėse nuk formohet pushteti multietnik lokal, ku bashkėsia ndėrkombėtare ka investuar shumė mundi, por edhe mjete financiare, atėherė nuk do tė ketė pėrkrahje nė investime nga vendet BE-sė.
Arsiq, gjithashtu, ka potencuar se, "nuk do tė kemi investime nė kėtė regjion, nuk do tė kemi as pjesėmarrje tė fondeve tė komisionit Evropian pėr zhvillim, nė rajonin e jugut tė Serbisė dhe nė bazė tė kėsaj mė sė shumti do tė humbin qytetarėt e Komunės sė Bujanocit.
Dhe ne duhet tė kuptojmė se liderėt politikė si serbė ashtu edhe shqiptarėt dhe romėt duhet t'i kuptojnė interesat e qytetarėve, tė cilat, pra, njėherit jenė interese tona personale.



OPINIONE TJERA

• Nga Ndue Ukaj: PARA LIGJIT... ... mė shumė ... >>
• Nga Albin Kurti: Kah po shkon Kosova Lindore?! BUJANOCI PO RRĖMOHET ĒDO DITĖ! ... mė shumė ... >>
• Nga Nga Hamdi Nuhiju: TĖ DREJTAT E PAKICAVE! ... mė shumė ... >>
• Nga Zėri i Amerikės: RUBRIKA "MJEKĖSI DHE SHKENCĖ", DIABETI DHE VIRUSI H1N1 ... mė shumė ... >>
• Nga The Economist: RĖNIA E NATALITETIT NĖ BALLKAN ... mė shumė ... >>
• Nga Perspektiva PRESS: NGA PO SHKON MEDVEGJA ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Adnan Abrashi: ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR ... mė shumė ... >>
• Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Webfaqe e krijuar nga: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945