| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Opinion


DY VJETORI I VARĖSISĖ

Festuam ditėn e pavarėsisė sė Kosovės me flamuj kombėtarė si asnjėherė mė parė, nė mėnyrė dinjitoze ashtu si na ka hije, duke besuar se filloi etapė e re e zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare. Nga populli anembanė kjo ditė ishte njė shpresė mė tepėr se mė nė fund u vunė nė binarė pėrpjekjet shekullore pėr liri kombėtare! Por, entuziazmi dhe shkėlqimi kuq e zi i asaj dite shpejt u zbeh. Si peshqesh pėr "pavarėsinė e Kosovės" na dhanė njė pėlhurė multietnike me tė cilėn do tė njiheshim nga tė tjerėt dhe njė pako nė tė cilėn shkruante se Kosova ėshtė mė sė paku shqiptare.


Shumė shpejt, ata qė deshėn tė na njohin, na njohėn ashtu si deshėn vetė, e jo si deshėm ne tė na njohin. Ndėrsa ata qė nuk duan tė na njohin kanė arritur qė me pėrpjekjet e tyre drejtėsinė ndėrkombėtare ta vėnė nė gjyq, e bashkė me tė edhe pavarėsinė e kushtėzuar e tė cunguar tė Kosovės. Ata qė na njohėn, tani kanė instaluar ligjin e tyre tė quajtur EULEX, dhe me anė tė ligjit tė tyre po pėrpiqen e po synojnė, tė paktėn me fjalė, tė vendosin rend e ligj nė Kosovė duke shfrytėzuar vazhdimisht tė drejtėn e tė qenit mbi ligjin!

Duke patur kėtė privilegj dhe duke administruar siē do vetė, administrata e EULEX-it deri mė tani mbeti trashėgimtare e denjė e strukturės paraprake tė saj UNMIK-ut,asgjė tjetėr nuk ndryshoi, madje ajo ka marrė pėrsipėr qė t`i ēojė nė vend amanetet qė ia pati lėnė struktura famėkeqe e quajtur UNMIK!

Strukturat paralele tė Serbisė nė Kosovė po forcohen gjithnjė e mė tepėr. Plani i pakos qė na dhanė peshqesh pėr "pavarėsi" i ka legjitimuar edhe mė tepėr kėto struktura, duke u dhėnė nė duart e tyre edhe pushtetin, gjykatat, policinė e tė tjera. Kufijve tė Kosovės nė pjesėn veriore qėmoti siē thotė populli "ua kanė heqė havalen" dhe ajo pjesė ėshtė shndėrruar nė njė terren tė pėrshtatshėm pėr lulėzimin e kontrabandės, pėrfitimeve tė paligjshme e trafikimeve, ku nuk marrin pjesė vetėm serbėt, por edhe shqiptarėt.

U bėnė dy vjet nga dita e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe ende politika jonė po i mbyll sytė ndaj realitetit dhe si pasojė, pėrderisa ne nuk jemi nė gjendje ta kuptojmė realitetin tonė, si do ta kuptojnė tė tjerėt! Politikės sonė siē edhe po shihet ēdo ditė, i ka mbetur vetėm njė aleat, e ai aleat ėshtė EULEX-i, i cili me ndihmėn e tyre e ka mė tė lehtė ta qeverisė Kosovėn e cunguar sipas interesave tė tyre!
Ēdo ditė e mė tepėr po shihet se ky vend, i quajtur "Kosovė e Pavarur" po e humb kuptimin tė cilin do tė duhej ta kishte. Nė prag tė kėtij pėrvjetori tė dytė, aq tė mėdha janė pakėnaqėsitė sa qė nuk po na bie ndėrmend ta ndjejmė kėnaqėsinė qė do ta kishim. Ēdo ditė e mė tepėr, po e ndjejmė qė po na zihet fryma nga varfėria, papunėsia e madhe, nga intrigat, gėnjeshtrat, shpifjet, keqpėrdorimet marramendėse, pasurimet brenda natės tė individėve, grupeve e klaneve tė caktuara.
Ēdo ditė e mė tepėr po e shohim se nė skenė kanė dalė kundėrvlera, njerėz tė paskrupullt, injorantė, tė pa arsimuar, tė pa edukuar, njerėz qė nė rend tė parė tė veprimeve tė pėrditshme kanė vendosur interesin e pėrfitimit personal e grupor. Dhe tė gjitha kėto kanė ndodhur dhe po ndodhin para syve tanė, nė njė "shtet demokratik", nė tė cilin ēdo ditė e mė tepėr po lulėzon e keqja.
Tė gjithė kėta tipa njerezish e grupesh, nuk kanė dalė rastėsisht nė skenė. Ata pėr tė tjerėt janė shumė tė mirė, shumė tė dėgjueshėm, pėrkrahen nga tė tjerėt, marrin mbėshtetje nga tė tjerėt sepse, me ta mė lehtė sundohet, mė lehtė arrihen interesat e huaja. Vetėm interesat tona kombėtare nuk mund tė arrihen me ta, tė tjerat po.
Pavarėsia e shpallur e Kosovės ishte pavarėsi e kushtėzuar, politika jonė ia interpretoi popullit si pavarėsi tė plotė. Me kėtė rast, ajo e gėnjeu popullin. Plani i Ahtisarit pėr decentralizim, nuk garantonte pavarėsi shteti. Siē po shihet, ky plan ka garantuar kaotizėm dhe ndarje tė brendshme tė Kosovės! Politika jonė e pėrkrahu dhe ende vazhdon ta pėrkrahė, ndėrkohė mban plot gojėn pavarėsi!

Tė gjitha kėto zhvillime na sollėn kėtu ku jemi. Kriza politike, ekonomike, sociale, sa vjen e thellohet. Ndėrkohė, kjo gjendje na ka vėnė edhe nė krizė identiteti neve si popull.Kosova para tė tjerėve tani, mė sė paku paraqitet shqiptare. Masat e gjera tė popullit dhe ata qė u sakrifikuan pėr lirinė tonė, as nė ėndėrr nuk e kanė parė njė Kosovė tė tillė "tė Pavarur".



OPINIONE TJERA

• Ngjyra jete nga Bujanoci: PĖR NJĖ SHOQĖRI MULTIETNIKE STABILE ... mė shumė ... >>
• Nga Ndue Ukaj: PARA LIGJIT... ... mė shumė ... >>
• Nga Albin Kurti: Kah po shkon Kosova Lindore?! BUJANOCI PO RRĖMOHET ĒDO DITĖ! ... mė shumė ... >>
• Nga Nga Hamdi Nuhiju: TĖ DREJTAT E PAKICAVE! ... mė shumė ... >>
• Nga Zėri i Amerikės: RUBRIKA "MJEKĖSI DHE SHKENCĖ", DIABETI DHE VIRUSI H1N1 ... mė shumė ... >>
• Nga The Economist: RĖNIA E NATALITETIT NĖ BALLKAN ... mė shumė ... >>
• Nga Perspektiva PRESS: NGA PO SHKON MEDVEGJA ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Adnan Abrashi: ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR ... mė shumė ... >>
• Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Webfaqe e krijuar nga: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945