| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Letėr e Rrjetit tė Organizatave Shqiptare pėr Pėrfaqėsuesen e Lartė tė BE'sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Baroneshėn Catherine Ashton


ALARM! LUGINA PO ZBRAZET!

Ndėrmjet dhjetorit tė vitit 2009 dhe shkurtit tė vitit 2010, rreth 5,000 shqiptarė tė rinj, tė cilėt jetonin nė Luginė tė Preshevės (Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė), kanė marrė rast nga liberalizimi i vizave pėr ta lėnė vendlindjen e tyre pėr shkak tė diskriminimit, mungesės sė perspektivės ekonomike dhe tė sigurisė, si rezultat i politikave tė drejtpėrdrejta tė Qeverisė sė Serbisė. Lugina e Preshevės, siē jeni nė dijeni, historikisht ka qenė e banuar prej shqiptarėve, kurse nė regjistrimin e fundit tė popullatės shqiptare (qė nuk e pėrfshin rreth 30% tė popullatės shqiptare tė Luginės e cila prej kohėsh nuk jeton aty) ishte 57,595. Prandaj ikja e 5,000 tė rinjve pėrbėn zvogėlim 8.68% tė popullatės shqiptare nė Luginė. Kjo nuk ėshtė ngjarje e izoluar dhe as problem i zgjedhjes sė lirė. Shqiptarėt po ashtu po e braktisin Maqedoninė me mijėra, po sikur qė i kanė braktisur vendbanimet e Plavės dhe Gucisė nė dekadėn e fundit. Kjo ikje masive e popullatės tė cilėn po e pėrjetojmė, ėshtė si pasojė e drejtpėrdrejtė e diskriminimit politik, kulturor dhe ekonomik nga ana e shtetit tė Serbisė.

- Programi dhe Plani i Qeverisė sė Serbisė i vitit 2001 - "Plani e Ēoviqit" - pėr Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn, dha premtime tė pėrgjithshme pėr krijimin e njė shoqėrie shumetnike dhe shumėkonfesionale, zhvillimin ekonomik, sigurinė, lirinė e lėvizjes si dhe tė drejtėn e kthimit nė Luginė tė Preshevės. Realizimi i kėtyre tė drejtave themelore - tė cilat nuk duhet tė jenė tė kushtėzuara - u kėshtėzua nga Qeveria e Serbisė me ēarmatosjen dhe shpėrbėrjen e atyre qė Serbia padrejtėsisht i quan dhe definon si "terroristė" si dhe me ēarmatosjen e njėanshme tė kėtij rajoni. Demilitarizimi i shqiptarėve tė armatosur u pėrcoll me dinamizimin e militarizimit shtetėror serb. Pra, ndonėse atėbotė ky plan mori mbėshtetjen e strukturave tė rėndėsishme politike euroatlantike, ai nuk u pėrcoll me asnjė mekanizėm obligues pėr Serbinė, respektivisht me mbėshtetje ligjore dhe zbatim tė "Planit tė Ēoviqit".

- Kushtetuta e re e Serbisė e miratuar nė vitin 2007 nuk i njeh shqiptarėt e Luginės si pakicė historike, dhe e definon Serbinė ekskluzivisht si "shtet tė popullit serb dhe tė tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė tė". Pėr mė tepėr, Kushtetuta nė mėnyrė eksplicite mohon aspiratat e Kosovės pėr pavarėsi, meqė nė preambulėn e saj thotė qė "provinca e Kosovės dhe Metohisė ėshtė pjesė integrale e territorit tė Serbisė".

- Zyrtarisht gjuha shqipe ėshtė gjuhė zyrtare nė Luginėn e Preshevės, por nėse e vizitoni, do tė vėreni qė shumica e shenjave por edhe e institucioneve qė janė nėn kompetenca direkte tė qeverisė Serbisė, nuk e zbatojnė dygjuhėsinė, ashtu sikurse tė gjitha shėnimet nė kartat e reja tė identitetit dhe pasaportat, tė lėshuara nė vitin 2007/2008, ku madje njihet zyrtarisht nuk njihet as pėrkatėsia kombėtare shqiptare.

- Ligji i Serbisė ua mohon shqiptarėve tė drejtėn e shfaqjes sė flamurit kombėtar edhe ditėve tė festave, vetėm sepse, sipas arsyetimit, ai ėshtė flamur i njė shteti tjetėr!

- Pėrkundėr bisedave pėr institucione shumetnike, shqiptarėt ende mbeten dramatikisht tė nėnpėrfaqėsuar nė institucionet shtetėrore tė nivelit komunal, dhe situata ėshtė vetėm pak mė pozitive nė kuvendin komunal. Nė Preshevė vetėm 1/3 e gjykatėsve komunalė janė shqiptarė, kurse gjendje edhe mė e keqe se kaq mbretėron nė Bujanoc dhe Medvegjė. Edhe pėrkundėr premtimeve pėr force policore shumetnike, nė vitin 2009 vetėm 34% e e tė gjithė policėve nė Luginė tė Preshevės janė shqiptarė, kurse 64% prej tyre janė serbė. Nė Preshevė pėrbėrja e policisė ėshtė e ndarė pėrafėrsisht 50-50%, nė Bujanoc vetėm 35% shqiptarė, kurse nė Medvegjė vetėm 5%. Kjo forcė policore "shumetnike" nuk ka kompetenca. Ata janė nėn xhandarmėrinė, e cila mbetet e pėrbėrė nga shumė ishpjesėtarė tė "njėsiteve speciale antiterroriste" tė regjimit tė Millosheviqit dhe qė njihet pėr represion tė pamėshirshėm nė kėtė rajon.

- Pėrkundėr ēmilitarizimit tė premtuar, Qeveria e Serbisė ka ndėrtuar njė bazė tė re masive ushtarake afėr Bujanocit, vlera e ndėrtimit sė cilės tejkalon dukshėm mjetet financiare tė derdhura nga Qeveria e Serbisė pėr Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn gjatė dhjetė viteve tė fundit! Pėrveē kėsaj, nė dhjetor tė vitit 2008, Serbia organizoi njė ndėrhyrje spektakolare televizive pėr arrestimin e njė grupi tė shqiptarėve, disa prej tė cilėve ish pjesėtarė tė UĒK-sė, dhe i akuzoi ata pėr krime lufta, edhe pse ata kanė banuar nė Luginė qė prej pėrfundimit tė luftės. Ministri i Brendshėm paralajmėroi arrestime tė reja, prandaj rreth 500 ish ushtarė tė UĒPBM-sė, tė cilėt zyrtarisht mbroheshin nga amnistia, u detyruan ta lėshojnė vendin pėr shkak tė sigurisė. Kėsaj i shtohet edhe provokimi i vazhdueshėm i kėtyre njerėzve nga ana e xhandarmėrisė serbe me pretekstin e kėrkimit tė armėve nėpėr shtėpitė e tyre. Qė nga viti 2001, siguria e shqiptarėve nuk ėshtė pėrmirėsuar, ajo ėshtė pėrkeqėsuar.

- Studentėt shqiptarė nuk mund tė studiojnė nė universitetet e Serbisė nė gjuhėn shqipe dhe prandaj detyrohen tė studiojnė nė Shqipėri, Maqedoni apo Kosovė. Shumica prej tyre studiojnė nė Universitetin e Prishtinės, por Serbia vazhdon ta refuzojė pranimin e diplomave tė tyre vetėm pse nė to figuron vula e Republikės sė Kosovės. Kjo nėnkupton qė ata nuk do tė kthehen nė Luginė tė punojnė sipas pėrgatitjes sė tyre profesionale, prandaj nuk kanė perspektivė. Kjo politikė synon shtrėngimin e tyre pėr ta braktisur vendlindjen sipas njė forme moderne tė shpėrnguljes.

- kurse formėn e vjetėr shqiptarėt e kanė pėrjetuar shumė herė.

- Lugina e Preshevės historikisht ka pranuar nivelin mė tė ulėt tė investimeve nė Serbi, kurse prej tė tri komunave tė Luginės ku jetojnė shqiptarėt, investimet mė tė mėdha janė nė Medvegjė, aty ku shumica e popullsisė ėshtė serbe. Kėtu ėshtė vendi ku Qeveria duhet ta hap njė kolexh aq tė domosdoshėm kėtu, pėrveē nė Bujanoc e Preshevė. Populli i ri shqiptar ėshtė pa tė ardhme ekonomike.

- Qeveria e Serbisė ka ndėrhyrė drejtpėrdrejtė edhe kur njė afarist shqiptar ka shprehur gatishmėri pėr tė blerė njė ndėrmarrje shtetėrore serbe. Ministrat e Qeverisė sė Serbisė nuk kanė ngurruar shpeshherė edhe tė deklarojnė haptazi se nuk duhet lejuar shqiptarėt qė tė blejnė ndėrmarrje serbe dhe shtrirjen e kapitalit shqiptar! Edhe ato pak produkte qė prodhohen nga ndėrmarrjet private shqiptare nė Preshevė bojkotohen brenda Serbisė me ndihmėn e strukturave shtetėrore tė Serbisė!

- Pėrderisa decentralizimi nė Kosovė, qė i jep pakicės serbe tė drejta tė gjera autonomiste nė komunat e reja, gjendet brenda Planit tė Ahtisaarit i cili po zbatohet, kėrkesat e shqiptarėve pėr decentralizim minimal tė pushtetit janė pėrbuzur. Nė Platformėn e Pėrbashkėt Politike tė 14 janarit 2006, Kuvendi I Kėshilltarėve Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės bėri thirrje pėr decentralizim si dhe pėr pėrcaktimin e entietit territorial-administrativ tė Luginės. Pėrveē kėsaj, u bė e qartė se, nėse shkėputet veriu i Kosovės, Lugina do tė kėrkonte ribashkim me Kosovėn, sipas referendumit tė vitit 1992. Pas publikimit tė Planit tė Ahtisaarit, Kuvendi i Kėshilltarėve mė 16 janar 2008 thjesht kėrkoi 'reciprocitet'. Vitin e shkuar, nė gusht 2009, ata kėrkuan krijimin e institucioneve rajonale pėr Luginėn. Kėto kėrkesa u pėrbuzėn nga Serbia, politikanėt e Kosovės dhe faktorėt ndėrkombėtarė. Shpresojmė t'i merrni me seriozitet shqetėsimet tona, meqė kjo situatė nuk po pėrmirėsohet, por po pėrkeqėsohet. Ne ju ftojmė ta dėrgoni njė grup hetues pėr situatėn e krijuar dhe kėrkojmė nga ju shfrytėzimin e trysnisė tė cilėn e ka BE-ja nėpėrmjet procesit tė anėtarėsimit, nė mėnyrė qė Serbia t'i pėrmbush zotimet e saj pėr mbrojtjen e tė drejtave politike, ekonomike dhe kulturore tė shqiptarėve nė Luginė.



OPINIONE TJERA

• Nga Perspektiva Press: DY VJETORI I VARĖSISĖ ... mė shumė ... >>
• Ngjyra jete nga Bujanoci: PĖR NJĖ SHOQĖRI MULTIETNIKE STABILE ... mė shumė ... >>
• Nga Ndue Ukaj: PARA LIGJIT... ... mė shumė ... >>
• Nga Albin Kurti: Kah po shkon Kosova Lindore?! BUJANOCI PO RRĖMOHET ĒDO DITĖ! ... mė shumė ... >>
• Nga Nga Hamdi Nuhiju: TĖ DREJTAT E PAKICAVE! ... mė shumė ... >>
• Nga Zėri i Amerikės: RUBRIKA "MJEKĖSI DHE SHKENCĖ", DIABETI DHE VIRUSI H1N1 ... mė shumė ... >>
• Nga The Economist: RĖNIA E NATALITETIT NĖ BALLKAN ... mė shumė ... >>
• Nga Perspektiva PRESS: NGA PO SHKON MEDVEGJA ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Adnan Abrashi: ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR ... mė shumė ... >>
• Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Webfaqe e krijuar nga: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945