| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Nga Besnik Hysa


PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT…

Trupi Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, gjatė muajit tė shenjėt tė Ramazanit e ka lėshuar rahmetin nė tokė duke ndihmuar udhėheqėsit komunalė tė Luginės me nga njė pogaēe financiare nga arka e shtetit, duke pėrgėnjeshtruar deklaratat e tyre se ky institucion nuk i ndihmon shqiptarėt.

Fillimi i vitit tė ri shkollor, bie nė muajin e shenjtė tė Ramazanit, nė muajin e solidaritetit, tolerancės dhe mirėkuptimit.
Burrat e pushtetshėm tė Trupi Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, gjatė muajit tė shenjėt tė Ramazanit e ka lėshuar rahmetin nė tokė duke ndihmuar udhėheqėsit komunalė tė Luginės me nga njė pogaēe financiare nga arka e shtetit, duke pėrgėnjeshtruar deklaratat e tyre se ky institucion nuk i ndihmon shqiptarėt.

Ēantat
Ndihma e parė u konkretizua nga Trupi Koordinues me pajisjet shkollore gratis pėr shkollat nė Luginė. Nė njė solemnitet spektakular tė organizuar me kėtė rast nė Shkollėn Fillore "Naim Frashėri", nė Bujanoc u bėnė bashkė udhėheqėsit komunalė dhe ata shtetėrorė.
Zyrtari i lartė i kėtij institucioni, Milan Markoviq, hapi shportat e ndihmave, i cili, kohė mė parė, u akuzua nga deputeti republikan Riza Halmi se ėshtė involvuar nė rrėzimin e pushtetit nė Preshevė dhe nga prefekti i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, pėr qėndrimin inferior ndaj udhėheqjeve lokale nė Luginė. Bile, ky i dyti shkoi mė larg duke akuzuar TV "Bujanocin" se po i jep hapėsirė mediale Markoviqit, duke shkuar madje 400 km nė Beograd, "me vetėdije apo pavetėdije!"…
Por, ja qė erdhi vet Markoviqi nė Luginė pėr ta takuar lidershipin e Luginė. Emocionuese ishin pamjet, qė u shpalosėn para kamerave, nė ambientin e Shkollės Fillore "Naim Frashėri", nė Bujanoc. U gjetėn bashkė zyrtarėt e lartė tė Trupit Koordinues, udhėheqėsit komunalė dhe drejtoria e shkollės dhe bashkėrisht ua ndanė nxėnėsve pajisjet shkollore. Bukur, njėmend bukur.

Respekti
Kjo vatėr arsimore nuk ėshtė hera e parė qė i bėn bashkė pushtetarėt e tė gjitha niveleve. Ajo vitin e kaluar priti ngjashėm presidentin e shtetit Tadiqin, i cili nė shenjė respekti dhe dashurie i fal njė kompjuter. Ėshtė interesant dhe paksa konspirative. Njė vatėr arsimore e cila dikur ishte arenė e sulmeve shtetėrore pėr ndėrrimin e emrit nga "25 Maji" (ditėlindja e Titos) nė "28 Marsi" (shembja e Autonomisė sė Kosovės me dhunė e gjak nga regjimi diktatorial i Millosheviqit) dhe me njė seri pėrjashtimesh nga vendet e punės sė kuadrit arsimor tė kėsaj shkolle, tė cilėt i kundėrshtonin kėto emėrtime, tė cilat pastaj ndėshkoheshin me para, arrestime dhe burgosje.
Po ja qė kanė ndryshuar kohėrat dhe njerėzit. Shkollat edhe pse janė depolitizuar, ato mjerisht po shėrbejnė pėr promovimin e politikave komunale dhe shtetėrore, s'ėshtė me rėndėsi vlera e donacioneve sa bashkimi i institucioneve. Vjet u fillua me njė kompjuter, sivjet me ēanta e nė vitin e ardhshėm me lapsa. Kėto vlera vijnė duke u zvogėluar sipas pėrmasave faktorizuese tė Luginės. S'ėshtė ēudi, aq punojmė e kaq….fitojmė!

Rrugėt
Trupi Koordinues pėr t'i avulluar konstatimet e pushtetarėve lokalė tė Luginės se kėtė institucion nuk e ka zėnė gjumi veror, nuk e ndal turrin e ndihmave vetėm nė ēanta, por edhe nė sheshe dhe rrugė.
Trupi Koordinues pėr rindėrtimin e qendrės sė Preshevės ka ndarė 24 milion dinarė. Ky ėshtė projekti mė i madh qė Trupi Koordinues pėr kėtė vit financon nė Preshevė, duke pėrmbledhur rikonstruimin e plotė tė rrjetit tė kanalizimit, ujėsjellėsit, trotuaret deri te sheshin para komunės. Kjo vepėr kapitale ėshtė projektuar nga shtėpia projektuese CIP e Beogradit dhe financohet nga ana e komunės dhe Trupit Koordinues nė vlerė prej 45 milion donatorėsh.

Listat
Trupi Koordinues, gjithashtu, ka shpallur konkurset pėr ndihmė OJQ-ve dhe asociacioneve tė tjera. Ky institucion nė shenjė bashkėpunimi dhe solidariteti me grupet punuese dhe zyrtarėt e lartė tė komunave: Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė, tregohet i dėgjueshėm ndaj intervenimeve pėr listat e prioriteteve pėr ata qė duhet tė fitojnė dritėn jeshile tė granteve dhe pėr ato qė nuk duhet kaluar pragun pėr kinse moskompletim tė dokumentacioneve.
"Lista e zezė" me disa emra tė aplikuesve nuk guxojnė tė kalojnė sepse nė tė kundėrtėn lėkundin raportet e bashkėpunimit ndėrinstitucional. Ėshtė ēudi disa nga aplikuesit dikur e kanė injoruar Trupin Koordinues, tashti i pranojnė ndihmat e tij!

Pagat
Liderėt institucionalė tė Luginės, kanė filluar t'i korrigjojnė kritikat ndaj Trupit Koordinues. Ata veē kėtyre projekteve, qė kalojnė nėpėr duart e tyre, kanė edhe privilegje tė tjera. Njė nga kėto privilegje janė pagat e majme, tė cilat arrijnė lartėsinė deri nė 1000 euro.
Nė kėtė garė dallon deputeti republikan Riza Halimi, i cili kėto ditė nga njė gazetė beogradase "Blic" u radhit i katėrti nė listė pėr harxhime. Merreni me mend, ai, pėr gjashtė muaj ka harxhuar mbi 1.5 milion dinarė ( 15 mijė euro) pa llogaritur edhe pagėn e tij rreth 130 mijė din.nė muaj (1300 euro). S'ka hajgare me pushtet! Trupi Koordinues nuk ėshtė edhe kaq i keq pėr pushtetarėt e Luginės, pėrkundėr mjerimit social, i cili ka prekur ēdo shtresė tė shoqėrisė sonė.

(Autori ėshtė analist politik dhe publicist nga Diaspora)

Foto: 1. Ndarja e ndihmave nga Trupi Koordinues nė Shkollėn Fillore "NaimFrashėri", nė Bujanoc
















Foto 2. Faksimili i listės sė harxhimeve tė deputetėve tė Serbisė.




OPINIONE TJERA

• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Powered by: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945