| Nė Prespektiva lexoni : |
- KOMENTE - INTERVISTA - REPORTAZHE - OPINION - BISEDA - KULTURĖ - SHKENCĖ - EKONOMI - INFRASTRUKTUR - SPORT - HUMOR - FJALKRYQE - RELIGJION - DUKURI - SHĖNDETI - EDUKIM - ARGĖTIM - POEZI - ETJ ... |
|
|
Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės. Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.
|
|
|
|
|
| Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore |
|
|

Opinion
KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS!?
Njerėzit e zakonshėm pyesin arsyeshėm: "Pse, po ndodh kėshtu?", "Kush janė ata qė mbjellin pėrēarje, smirė dhe nxisin mospajtime brendashqiptare, nė Luginėn e Preshevės, pikėrisht, nė kohėn kur shqiptarėt e kėtij rajoni, duhet tė flasin me njė gjuhė, tė mendojnė bashkėrisht dhe tė ecin vėrtikalisht, drejt realizimit tė aspiratave qytetare dhe kombėtare.
Nga Shpėtim Kodra
- Vjeshta e sivjetme, do tė mbahen mend, nė kalendarin e kujtimeve pėr shumė ēka tė dėmshme dhe tė rrezikshme, pėr shoqėrinė tonė.
- Klasa politike shqiptare nė Luginėn e Preshevės, asnjėherė, kėsi soji, nuk ka qenė kaq e pėrēarė dhe e dezintegruar. Krejt reklamė ishin premtimet e liderėve tė kėsaj Lugine, gjatė zgjedhjeve tė fundit se 2009-ta do t'na sjell suksese tė reja dhe unitet nė qasjen e problemeve tė hapura nė kėtė rajon.
- Pėrpara ekraneve televizive dhe faqeve tė gazetave tė shumta, qė po dalin nė gjuhėn shqipe, tė parėt tanė, na mbushėn plot optimizėm se korpusi politik shqiptar do tė jetė i njėsuar, kuptohet pėrmes themelimit tė Kėshillit Kombėtar, i cili assesi tė formohet.
- Historia e Kėshillit Kombėtar, mjerisht ėshtė bėrė pėrrallė. Kur themi kėshtu, kemi parasysh, njė varg pėrpjekjesh djerrakohėse, tė cilat mezi arritėn tė pėrfundojnė nė njė Kėshill Koncensual, qė nė fakt i mungonte koncenzusi, pėr shkak bojkotit tė njė partie. Tri me njė ishte bilanci i bashkėpunimit tė subjekteve tona politike, tė cilat lėre qė nuk arritėn kurrė tė bashkohen mirėfillshėm, por edhe sot vuajnė nga inatet politike, ndėrskamcat dhe pragjet politike, tė cilat prodhojnė mosunitet, huti dhe nepotizėm.
- Flaka e zjarrit pėrēarės e arriti kulmin edhe mė tė madh, gjatė ofertės sė zyrtarėve tė Beogradit, pėr restaurimin e Trupit Koordinues dhe pėrfshirjes sė shqiptarėve nė kėtė organ tė lartė shtetėror.
- Shqiptarėt si gjithherė gjatė historisė u gjetėn tė hamendur para dy ofertave shumė serioze. Restaurimin e Trupit Koordinues dhe formimin e Kėshillit Kombėtar. Nė mes kėtyre dy ofertave, pėrsėri shqiptarėt tė ndarė dhe tė katandisur. Nė takimet maratone dhe pa rezultate, drejtuesit e spektrit politik shqiptar, assesi tė merren vesh. Mė lehtė e ke t'i fusėsh tri miza nė grusht, se sa ti bėsh bashkė tre shqiptarė.
- Shqiptarėt nuk mund tė merren vesh nė njė kuvend komunal, nė tė cilin edhe kanė koalicion bashkėqeverisės, e lėre mė nivele mė tė larta rajonale.
- Njerėzit e zakonshėm pyesin arsyeshėm: "Pse, po ndodh kėshtu?", "Kush janė ata qė mbjellin pėrēarje, smirė dhe nxisin mospajtime brendashqiptare, nė Luginėn e Preshevės, pikėrisht, nė kohėn kur shqiptarėt e kėtij rajoni, duhet tė flasin me njė gjuhė, tė mendojnė bashkėrisht dhe tė ecin vėrtikalisht, drejt realizimit tė aspiratave qytetare dhe kombėtare.
- Propaganda serbe e besa edhe njė pjesė e shtypit lokal, mezi presin tė ndodhin pėrēarjet ndėrshqiptare nė rajonin, tė cilat nuk guxojnė tė ndodhin. Me metodat tashmė tė njohura pushteti serb mundohet t'i kompremetojė drejtuesit e lėvizjes paqėsore shqiptare dhe nė kėtė mėnyrė ta zbeh tehun e aktiviteteve tė tyre, e cila ėshtė zotuar pas pėrmbylljes sė kaptinės sė proceseve konfliktuoze, t'i ec pėrpara proceset politike, tė cilat mjerisht po hapėrojnė mbi kėmbė tė qelqta.
Ēarjet
- Subjektet tona politike qė veprojnė nė rajonin e Luginės sė Preshevės, sa mė shpejt duhet ta formojnė Kėshillin Kombėtar, pėr tė ndėrhyrė nė shuarjen e kėtyre zėnkave, tė cilat nėse vazhdojnė kėshtu siē kanė filluar mund t'na kthejnė prapa dhe ta dėmtojnė shumė ēėshtjen tonė madhore.
- Njė politikan shqiptar, kohė mė parė, ka thėnė: "Ēarjet janė tė dėmshme nė mur e lėre mė midis njerėzve!". Pse atėherė nuk mbledhim mend e t'i themi "NDAL!", kėtyre dukurive, tė cilat, mjerisht, na kanė kushtuar dhe na kushtojnė vazhdimisht.
- Politika serbe, gjithmonė, ka gjetur vrima pėr t'i grindur shqiptarėt dhe sot me metodėn tashmė tė njohur "pėrēaj e sundo", tė krijoj probleme artificiale, nė mėnyrė qė tė mbetet nė pushtete, me arsyetimin se "ja shqiptarėt, nuk janė pėr dialog, ndaj paraqesin rrezik pėr paqen nė rajon!". Efektet e zėnkave ndėrshqiptare veēse kanė filluar tė japin rezultate me formimin e shumė krahėve politikė, shoqatave, bashkėsive fetare, kacafytjeve nėpėr takime, tubime e kuvende komunash etj.
- Njė imazh tė tillė mund ta fitojnė edhe ndėrkombėtarėt, tė cilėt janė tė pranishėm nė rajonin tonė dhe me shqetėsim janė duke i pėrcjellė kėto dukuri. Pse subjektet politike, tė katėrtat bashkėrisht, nuk ulen pėr t'i dhėnė fund ngatėrresave dhe inateve politike? Duhet koncenzusi dhe kompromisi tė mbizotėrojnė pėr t'i konkretizuar iniciativat shumė tė qėlluara rreth formimit tė Kėshillit Kombėtar dhe pėrpilimit tė vėrejtjeve tė pėrbashkėta Planit dhe Programit tė Trupit Koordinues. Mesazhi i ndėrkombėtarėve dhe faktorėve relevantė shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, ėshtė njė porosi kėshilldhėnėse se si duhet koordinuar hapat politik nė kėto hapėsira me shumė kthesa e tė papritura.
Shtrohet pyetja: A kanė forcė shqiptarėt e kėtij rajoni t'i kapėrcejnė kėto probleme shtesė, qė vijnė pas aq shumė problemeve tė tjera politike dhe ekonomike? Natyrisht se po.
Barrierat
- Nėse shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, gjatė historisė, kanė ditur bukur t'i tejkalojnė sfidat dhe barrierat qė u janė dalė pėrpara edhe sot kanė potencial intelektualėsh pėr tė gjetur forma dhe metoda veprimi nė tė mirė tė ruajtjes dhe kultivimit tė tolerancės, kompromisit dhe unitetit brendashqiptar. Tė gjithė kėto do tė kalohen lehtė me shokė, miq e dashamirė qė ia duan tė mirėn vendit, i cili deri dje e vazhdon edhe sot tė pėrballet me dhunė, incidente e arrestime. Populli e thotė bukur: "Kush mbjell erėn korrė furtunėn!"...
- Shqiptarėt e rajonit tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, tė cilėt para tetė vjetėsh, i dhanė fund proceseve tė armatosura dhe iu kthyen zgjidhjes sė problemeve me mjete politike, kanė shumė gjėra pėr tė bėrė e jo me u marrė me vetveten.
- Nė lėvizjen tonė pėr sendėrtimin e aspiratave qytetare e kombėtare, ka vend pėr tė gjithė ata qė janė nė gjendje tė kontribuojnė pėr tė mirėn e ēėshtjes sonė. Me kėtė rrugė do tė pėrmbushet amaneti i djemve dhe vashave mė tė mira tė kombit tonė, tė cilėt sakrifikuan pėr tė mirėn e Atdheut.
OPINIONE TJERA
Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>
|
|
|