| Nė Prespektiva lexoni : |
- KOMENTE - INTERVISTA - REPORTAZHE - OPINION - BISEDA - KULTURĖ - SHKENCĖ - EKONOMI - INFRASTRUKTUR - SPORT - HUMOR - FJALKRYQE - RELIGJION - DUKURI - SHĖNDETI - EDUKIM - ARGĖTIM - POEZI - ETJ ... |
|
|
Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės. Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.
|
|
|
|
|
| Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore |
|
|

Qasje - Besnik Hysa i kthehet Luginės
Loja me toponime
SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?!
Ne s'kemi njohuri se kush ėshtė kumbara i kėtij emėrtimi veē njė e dimė se pas paraqitjes nė jetėn publike tė UĒPMB-sė ka filluar tė pėrdoret termi Lugina e Preshevės ." Pėr Shqipėrinė Serbia e Jugut ėshtė vetėm Kosovė Lindore "
Nga Besnik Hysa
- Viteve tė fundit, nė fjalorin e politikanėve perėndimorė dhe atyre vendorė, si dhe nė mediumet elektronike dhe nė faqet e gazetave, toponimi Kosovė Lindore, dalėngadalė po zėvendėsohet me termin Lugina e Preshevės.
- Nė pohimet e Tiranės zyrtare dhe nė disa qarqe tė tjera brendashqiptare Serbia e Jugut ėshtė vetėm Kosovė Lindore !".
Slogani komunist
- Slogani komunist "Serbi Jugore", nuk pėrfshinė vetėm rajonin e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, por tėrė Kosovėn . Nga ky term nuk ka hequr dorė Serbia edhe pas ndryshimeve pozitive nė Kosovė. Krahas sloganit "Serbi Jugore" i ruajmė tė freskėta nė kujtesė edhe sloganet e tjera si "Serbi e ngushtė" e cila ka tė bėjė special pėr rajonin e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, pastaj "Serbi unike" e kėshtu me radhė.
- Po shqiptarėt e Kosovės Lindore kėtyre sloganeve tė demoduara dhe antiqytetėruese u thanė stop, qė nga Referendumi i marsit tė vitit 1992, ku popullata shqiptare e shprehu hapur vullnetin politike se nė ēfarė bashkėsie do tė jetojė nė tė ardhmen. Qe 17 vjet shqiptarėt e kėsaj ane nuk e kanė hequr goje emėrtimin shumė tė dashur dhe tė respektuar Kosova Lindore.
- Si u bė qė pas daljes nė skenė tė UĒPMB-sė nė Dobrosin tė Bujanocit, ka filluar tė pėrdoret termi Lugina e Preshevės. Ne s'kemi njohuri se kush ėshtė kumbara i kėtij emėrtimi veē njė e dimė se pas paraqitjes nė jetėn publike tė UĒPMB-sė ka filluar tė pėrdoret termi Lugina e Preshevės". Pėr Shqipėrinė Serbia e Jugut ėshtė vetėm Kosovė Lindore"
Kujtesa historike
- Kosova Lindore, pėrfshin njė territor prej 1249 km., tri qytete me 139 vendbanime dhe sipas regjistrimit tė vitit 1991, nė tė jetojnė 100,609 banorė, shumicėn e tė cilėve e pėrbėjnė shqiptarėt. Ky regjion gjatė sundimit otoman ka qenė pjesė pėrbėrėse e Vilajetit tė Kosovės , me Preshevėn si qendėr tė Zhupės deri nė shek.XIV. Pas kongresit tė Berlinit 1878, kufiri midis Vilajetit tė Kosovės, dhe Serbisė kalonte nėpėr Ristoc, par midis Bujanocit dhe Vrajės. Pėrpara dhe pas viteve 1878, Presheva ka qenė qendėr e Kazasė nė administratėn otomane duke pėrfshirė edhe Bujanocin me rrethinė. Pas vitit 1878 Presheva si qendėr rrethi u pėrfshi nė Zhupėn e Shkupit. Ndarja nė banovina i la kėto qendra nė Banovinėn e Vradarit me qendėr nė Shkup. Pas Luftės sė II-tė Botėrore shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės u ndanė sėrish nga popullata shqiptare e Kosovės dhe nga ajo e Maqedonisė pėr tė mbetur qendra rrethi ose komunash nė kuadėr tė Serbisė, ku aktualisht jetojnė dhe veprojnė.
- Rajoni i Kosovės Lindore, banohet kryesisht nga popullata shumicė shqiptare qė nga Antika ka bėrė pjesė nė territorin e Dardanisė. Popullata shqiptare e kėsaj krahinėze tė bukur e strategjike tė etnikumit shqiptar ka marrė pjesė aktive nė tė gjitha proceset kulturore, sociale, ekonomike e tė tjera. Shqiptarėt e kėsaj ane u pėrfshinė nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr ēlirimin nga Turqia, nė Lidhjen e Prizrenit, nė kryengritjen e Kaēanikut si dhe nė tė gjitha lėvizjet shqiptare nė ish Jugosllavi duke llogaritur edhe luftėn e fundit pėr lirinė e Kosovės.
Zona e pikėtakimeve
- Presheva shtrihet nė zonėn ku pikėtakohen dy luginat e lumenjve tė Vardarit dhe Moravės, tė cilat paraqesin njė korridor natyror qė lidhin Gadishullin Ballkanik, Egjeun dhe Panoninė, ndėrsa Bujanoci shtrihet nė dalje tė Grykės sė Konēulit. Nė luginėn ku shtrihet ky qytet nė anėn jugore dhe juglindore rrjedh lumi Morava Jugore qė ndodhet nė lartėsinė mbidetare 404 m.
- Territori i Kosovės Lindore, mund tė pėrcaktohet nė bazė tė vijės sė pellgut tė Moravės Jugore dhe ultėsirės tektonike tė Preshevės. Prandaj pėrdorimi i termit Lugina e Preshevės nuk pėrputhet me termet tashmė tė pėrdorura qe 17 vjet si: "Shqiptarėt e Kosovės Lindore", "Shqiptarėt e rajonit tė Preshevės , Bujanocit dhe Medvegjės " e pse jo edhe "Shqiptarėt e Moravės Jugore".
- Me emėrtimin e ri Lugina e Preshevės nuk do tė pajtohen shqiptarėt e Medvegjės, tė cilėt u detyruan me dhunė t'i braktisin vatrat stėrgjyshore e aq mė pak shqiptarėt e komunės sė Bujanocit, qė pėrjetojnė tė njėjtin fat. Me pėrdorimin e termit Lugina e Preshevės shqiptarėt e Bujanocit dhe Medvegjės do ta ndiejnė veten si tė harruar ashtu si u la nė harresė pėrdorimi i termit Kosovė Lindore nė krahasim me viset e tjera tė etnikumit shqiptar.
- Gjatė viteve tė 90-ta e kėndej nė jetėn publike pėrdoreshin toponimet: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Ēamėria. Kur bėhej vėrejtja pse nuk pėrdorej Kosova Lindore, disa nga politikanėt kosovarė thonin se me Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, nėnkuptojnė Kosovėn. Mirėpo, tashti ndodh e kundėrta. Lėre qė Presheva, Bujanoci dhe Medvegja pėr hatėr tė diplomacisė perėndimore nuk janė Kosovė, por as Kosovė Lindore duke e rrudhur kėtė term nė vetėm Luginė tė Preshevės. Kėshtu e ka politika!
Shembulli proverbial
- Ja meselja. Hėna shkon tek Dielli pėr vizitė. Me vete merr edhe njė dhuratė tė ēmueshme. Herėn tjetėr kur Dielli ia kthen vizitėn, shkon duarthatė. Kur e pyetėn Diellin pse veproi kėshtu, ai, u pėrgjigj shkurt:
- Ēfarė dhurate t'i dėrgojė mikeshės , kur ajo shpesh ndėrron formė . Herė ėshtė e plotė , herė gjysmė e plotė , herė nė formė tė draprit, herė si shkop e herė si top !
- Po qe se edhe ne vazhdojmė me ndėrrimin e toponimeve, qėndrimeve, opsioneve, kemi frikė se do tė ngelim si shembulli proverbial pa dhuratėn mė tė ēmueshme nė jetė! LIRINĖ !
OPINIONE TJERA
Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>
|
|
|