| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Opinion


LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ

Rajoni i Luginės sė Preshevės banohet nga popullata shumicė shqiptare dhe qysh nė Antikė ka bėrė pjesė nė territorin e Dardanisė. Shqiptarėt e kėtyre viseve etnike si pjesė pėrbėrėse e tėrė popullatės shqiptare, kanė marrė pjesė nė tė njėjtat procese etnogjenetike dhe paraqesin etnikumin mė tė vjetėr tė gjeografisė shqiptare.

Nga Shpėtim Kodra

Nė zonėn lindore tė Dardanisė antike, shtrihet rajoni i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, pėrkatėsisht Lugina e Preshevės, me njė sipėrfaqe tokėsore prej 1249 km2 dhe 139 vendbanime.
Popullata shqiptare e kėsaj zone me rreth 100 mijė banorė pėrbėn etnikumin mė tė vjetėr tė territorit tė Dardanisė. Kjo zonė kufitare nga mė tė bukurat vise tė Ilirisė, paraqet strategjinė e tokave shqiptare, patriotizmin dhe fisnikėrinė si dhe begatinė e pakrahasueshme tė monumenteve historike, kulturore, arkeologjike etj. tė kėsaj ane.
E vėrteta historike se rajoni i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės paraqet tėrėsinė tokėsore gjeografike dhe gjeopolitike me Kosovėn, buron nga e dhėna arkivore se ky rajon ka qenė gjithmonė pjesė e pandarė e Vilajetit tė Kosovės. Pas Kongresit tė Berlinit, mė 1878, kufiri midis Vilajetit tė Kosovės dhe Serbisė kalonte nėpėr Ristoc, pėrgjatė Bujanocit dhe Vrajės. Njohja e kufirit tė Serbisė, nė kėtė periudhė mbi trojet shqiptare tė Toplicės nė veri tė Kosovės sė sotme dhe nė lindje deri nė afėrsi tė Nishit pati pėr pasojė gjenocidin e vėrtetė mbi shqiptarėt e kėtyre viseve nga shteti serb, me c'rast u shpėrngulėn mbi 700 fshatra shqiptare, u shpronėsuan, u vranė dhe u ndoqėn familjet. Para dhe gjatė 1878, rajoni i Preshevės dhe Bujanocit me rrethinė njiheshin si qendėr e administratės otomane. Pas vitit 1918 kėto dy komuna ngelin si qendra rrethi nė Zhupėn e Shkupit. Mė 1945, kur mbaroi Lufta e dytė Botėrore, popullata shqiptare e kėtyre komunave e pėrjetoi edhe njė ndarje tragjike. Kėto komuna arbitrarisht u shkėputėn nga Kosova pėr tė mbetur si qendra rrethi ose komunash nė kuadėr tė Serbisė.

Kujtesa historike

Rajoni i Luginės sė Preshevės banohet nga popullata shumicė shqiptare dhe qysh nė Antikė ka bėrė pjesė nė territorin e Dardanisė. Shqiptarėt e kėtyre viseve etnike si pjesė pėrbėrėse e tėrė popullatės shqiptare, kanė marrė pjesė nė tė njėjtat procese etnogjenetike dhe paraqesin etnikumin mė tė vjetėr tė gjeografisė shqiptare. Ky proces ngėrthen ndeshjen e kulturės autoktone ilire me krishterimin e tė dy varianteve dhe me islamizmin. Shqiptarėt janė popullata mė e hershme e kristianizuar nė kėto zona. Nė kohėn e sundimit otoman, bashkė me shumė shqiptarė tė tjerė, shqiptarėt e kėtyre tri komunave u islamizuan. Ata kanė qenė dhe mbeten pjesė pėrbėrėse e tėrėsisė etnike shqiptare, pavarėsisht nga ndarjet administrative pėr pasojė tė pushtimeve tė ndryshme gjatė historisė. Nė kuadėr tė popullit shqiptar, etnografikisht ata pėrbėjnė njė tėrėsi me popullatėn shqiptare tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriore, kanė nė pėrdorim tė njėjtin dialekt popullor me kėtė popullatė dhe tė njėjtėn gjuhė letrare me tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Pėr mė tepėr ata pėrbėjnė pjesė tė pandashme nga tėrėsia etnografike, gjeografike dhe ekonomike e zonės sė Karadakut, qė shtrihet nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Serbi, nė njė anė, dhe tė zonės sė Gollakut nė Kosovė. Tė gjitha lidhjet e tyre jetėsore kanė qenė dhe janė me qendrat Besianė, Prishtinė, Gjilan, Dardanė, Kacanik, Shkup dhe Kumanovė. Shumica dėrmuese e popullsisė nė kėto komuna ėshtė shqiptare ( Presheva rreth 95%, Bujanoci rreth 65% dhe Medvegja me rreth 35%), ndėrsa popullata tjetėr ėshtė serbe dhe rome. Njė pjesė e mirė e popullatės serbe ėshtė e ardhur nga kėto zona pėrmes kolonizimit pas shpėrnguljeve masive me dhunė tė shqiptarėve pėr nė Turqi (1912-13, Reforma agrare 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit 1953-66).
Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės kanė marrė pjesė aktive nė tė gjitha proceset kulturore, sociale, ekonomike e tė tjera tė tė gjithė shqiptarėve si tėrėsi. Kanė qenė tė inkuadruar nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr clirim nga Turqia, nė Lidhjen e Prizrenit, nė Lėvizjet pėr clirim pėrfundimtar nė vitet 1908-12, sidomos nė Kryengritjen e Kacanikut dhe mė vonė nė tė gjitha lėvizjet e shqiptarėve tė ish Jugosllavisė pėr tė drejta dhe clirim kombėtar. Ata kanė dhėnė gjithashtu kontribut tė rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare. Shqiptarėt e kėtij rajoni gjatė gjithė historisė sė tyre janė shquar si kultivues tė mirė tė tokės, si zanatcinj dhe si tregtarė tė shkathtė. Posacėrisht shquhen si prodhues tė perimeve dhe tė duhanit. Edhe pse nėpėr territorin e tyre kalojnė hekurudha ndėrkombėtare dhe autostrada qė lidh Evropėn me Azinė, pėr pasojė tė mbajtjes nė gjendje moszhvillimi nga ana e pushteteve serbe e ish jugosllave dhe tė shtypjes sė vazhdueshme kombėtare, shumė shqiptarė tė kėtyre anėve janė detyruar tė shpėrngulet nga trysnitė politike e tė pushtetit, apo pėr bukėn e gojės, pėr nė Turqi, pėr Evropėn Perėndimore apo pėr Kosovė.

Dhuna institucionale

Pas zhbėrjes sė Jugosllavisė titiste dhe lindjes sė sistemit shumėpartiak nė Serbi, shoqėria shqiptare edhe mė tej ballafaqohej me njė regjim diktatorial tė Slobodan Milosheviēit .
Praktika e dėshmonte se Parlamenti i Serbisė miratonte njė varg ligjesh antidemokratike, tė cilat e kishin sjellur popullatėn shqiptare tė Luginės sė Preshevės para njė diskriminimi social, kulturor e politik me njė rrezik tė asimilimit gradual.
Subjektet politike shqiptare edhe pse zgjodhėn rrugė institucionale tė realizimit tė intereseve qytetare e kombėtare, atyre u dalin pėrpara ligjet antidemokratike, tė cilat nuk siguronin vlera tė shoqėrisė demokratike . Me vendimet e miratuara nė Parlamentin e Serbisė, gjatė vitit shkollor 1983/'84 , nga planprogramet mėsimore dhe tekstet shkollore u zhveshėn vlerat e njėmendta tė letėrsisė, historisė dhe muzikės kombėtare shqiptare. Nga bibliotekat shkollore u flakėn veprat e autorėve tė shquar shqiptarė, ndėrsa nė vitin shkollor 1987/'88 u shuan gjimnazet me mėsim nė gfjuhėn shqipe nė Bujanoc dhe Medvegjė.
Pas heqjes sė gjendjes sė luftės dhe arritjes sė marrėveshjes tekniko-ushtarake midis KFOR-it dhe UJ-sė nė Kumanovė, situata politike dhe e sigurisė nė Luginėn e Preshevės filloi tė ashpėrsohet. Nė shėnjestėr tė barbarisė serbe ishin fshatrat pėrgjatė kufirit me Kosovėn, tė cilat, aktualisht, janė boshadisur fare.
Dalja nė skenė e UĒPMB-sė si rezultat i diskriminimit shumėvjeēar tė popullatės shqiptare nga pushteti serb, e ngriti nė shkallė tė lartė internacionalizimin e ēėshtjes shqiptare tė kėsaj ane. Veprimtaria e kėtij formacioni ushtarak solli nė kėto vise monitoruesit ndėrkombėtarė si dhe e senzibilizoi faktorin e brendshėm dhe tė jashtėm pėr zgjidhjen e problemeve tė hapura me tė cilat ballafaqoheshin shqiptarėt. Demobilizimi i UĒPMB-sė mbylli kaptinėn e periudhės sė armatosur duke ia lėshuar vendin proceseve politike. Me gjithė ngadalėsimin e kėtyre proceseve lufta politike pėr realizimin e kėrkesave legjitime tė shqiptarėve vazhdon.

Vullneti politik

Shprehja e vullnetit politik tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės pėrmes Referendumit pėr "Autonomi politiko-teritoriale me tė drejtė bashkimi Kosovės" mė 1 dhe 2 mars 1992,p araqet rrugėn mė tė drejtė dhe mė tė qėndrueshme tė zgjidhjes sė ēėshtjes qytetare e kombėtare tė kėsaj pjese tė Atdheut tė cunguar e tė robėruar .
Subjektet politike shqiptare tė rajonit tė Preshevės, Bujancit dhe Medvegjės dhe asociacionet e tjera mė 16 shkurt 1992 ,formuan Kuvendin pėr shpalljen e Referendumit.
Kuvendi i Autonomisė sė Luginės sė Preshevės, dy javė mė vonė thėrret popullatėn nė Referendum pėr t'u deklaruar politikisht se nė ēfarė bashkėsie do tė jetojnė nė tė ardhmen. Organizimi dhe mbajtja me sukses e Referendumit aktualizoi dukshėm ēėshtjen shqiptare tė kėsaj ane duke ngritur atė nė njė shkallė mė tė lartė tė internacionalizimit ndėrkombėtar.
Jetėsimi i "Autonomisė politiko-territoriale me tė drejtė bashkimi Kosovės", paraqet minimumin e kėrkesave tė shqiptarėve tė rajonit tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės e drejtė historike dhe etnike pėr tu integruar me Kosovėn pjesė pėrbėrėse e sė cilės ka qenė gjatė historisė .

Proceset luftarake

Dalja nė skenė e UĒPMB-sė, nė janar tė vitit 2000, e ngriti nė shkallė tė lartė ēėshtjen shqiptare tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. Ndėrhyrja e faktorėve ndėrkombėtarė qė nė kėto hapėsira tė pushojnė armėt dhe tė fillojnė proceset demokratike pėr zgjidhjen e problemeve, janė njė nga periudhat mė tė bujshmė nė kėtė rajon. Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės treguan se janė tė gatshėm tė luftojnė me gjitha mjetet pėr sigurimin e mirėqenies sė tyre.
Meqenėse, midis pėrfaqėsuese tė krahut ushtarak dhe atij politik, nuk kishte dallime tė mėdha, prapėseprapė marrja e qėndrimeve tė pėrbashkėta pėr ndonjė iniciativė me inters shoqėror e kombėtar zvarriteshin dhe nganjėherė edhe teproheshin. Kėshtu ndodhi rreth hartimit tė planit pėr zgjidhjen politike tė ēėshtjes sė problemeve nė rajonin. Derisa plani Ēoviq, promovohej brenda dhe jashtė vendit, pala shqiptare shėtiste nga njė zonė nė zonėn tjetėr pėr tė gjetur njė zgjidhje mė tė qėndrueshme dhe afatgjatė. Kėto prolongime shkaktonin boshllėk nė veprimtarinė politko-ushtarake tė shqiptarėve tė kėtyre komunave. Ne po i pėrmendim vetėm disa, tė cilat madje sollėn edhe rastin e Rahovicės, e cila do tė mbahet mend pėr shumė vjet. Ndodhi Rahovica dhe shumė gjėra morėn teposhtėzėn nė jetėn tonė politiko-ushtarake.

Proceset politike

Qė nga njė marsi i kėtij viti 2001, nė Konēul tė Bujnocit, pas njė varg konsultimesh, tė subjekteve politiko-ushtarake tė Luginės sė Preshevės, u arrit tė bėhet transparent platėforma e delegacionit negociues shqiptar, pėr bisedime me palėn serbe, me ndėrmjetėsimin e faktorit ndėrkombėtar.
Mė 12 mars 2001, u nėnshkrua teksti i marrėveshjes pėr armėpushim, ndėrsa, mė 7 maj u mor vendimi pėr ēmilitarizimin e Lluēanit dhe Turisė. Mirėpo, njė ditė, para demilitarizimit tė UĒPMB-sė, forcat e kombinuara jugosllave, mė 23 maj vranė kryenegociatorin e palės shqiptare Ridvan Qazimin, i njohur me nofkėn Komandant Lleshi. Akti i vrasjes tinzare tė shefit tė grupit negociator shqiptar, ishte njė hidhėrim i papėrmbajtur pėr gjithė popullatėn shqiptare tė Luginės sė Preshevės dhe mė gjerė. Ky ishte njė sulm ndaj proceseve demokratike nė kėto anė.
Depėrtimi i forcave serbe nė Sektorėt "B" veri dhe nė atė qendror, nga vendbanimet shqiptare u shpėrngulėn rreth 6500 banorė, kryesisht nga Konēuli, Dobrosini, Muhoci, Breznica, po pati tė shpėrngulur edhe nga Tėrnoci, Lluēani dhe vendbanime tė tjera shqiptare. Para afatit pėr ēmilitarizim ishte kryer ēarmatimi i UĒPMB-sė, vetėm e vetėm qė gjendja tė stabilizohet dhe tė fillojnė negociatat pėr zgjidhjen e problemeve tė haparua nė Luginėn e Preshevės. Mė 31 maj 2001, hyrja e forcave tė kombinuara jugosllave nė pjesėn qendrore tė sektorit "B" u bė me prezencėn e monitoruesve ndėrkombėtarė EUMM,UNHCR, JIC, OHCHR etj.

(Ē)militarizimi

Pas "relaksimit" tė zonės sė sigurisė tokėsore, filloi kthimi i organizuar i popullatės shqiptare tė Malėsisė sė Bujanocit dhe Karadakut tė Preshevės, nė vatrat stėrgjyshore. Gjatė kėtyre dy muajve tė fundit njė numėr tashmė i madh i refugjatėve veēse janė kthyer nė vatrat e tyre stėrgjyshore. Pėrjashtim bėnė Malėsia e Bujanocit, ku atje nuk janė krijuar aspėrsėafėrmi kushtet pėr kthimin e banorėve tė zhvendosur.
Periudhėn e fundit tė gjendjes politike dhe tė sigurisė e karakterizon zvogėlimi i incidenteve dhe ndėrperja e keqtrajtimit fizik tė qytetarėve nga ana e policisė serbe. Por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha punėt janė "Okej", banorėt e Malėsisė sė Bujanocit ankohen se nė pstbllokun policor serb nė Muhoc, pengohen tė kalojnė me makina qė kanė tabela tė regjistrimit nga Kosova. Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė politiko-ekonomike qė ka mbretėruar nė kėto anė dhe shkėputjes direkte tė kėtyre viseve me organet komunale ka bėrė qė kėtyre banorėve t'i imponohet paisja me automjete tė regjistrimit nga Kosova dhe furnizimi me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr ekzistencė.
Gjithashtu, nė hapėsirat e Luginės sė Preshevės, vazhdon tė mbetet i pėrqėndruar njė numėr i madh i forcave policoro-ushtarke serbe, sidomos afėr vendbanimeve shqiptare qė shtrihen pėrgjatė kufirit administrativ me Kosovėn. Ndonėse gjatė kėsaj periudhe me ndihmėn e madhe tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, pas demilitarizimit tė UĒPMB-sė, ėshtė evituar mundėsia e ndonjė konfliki tė armatosur, mirėpo nuk janė eliminuar shkaqet qė kanė sjellur krizėn nė kėtė rajon.
Projekti i OSBE-sė pėr formimin e policisė multietnike ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr integrimin e shqiptarėve nė tė gjitha institucionet lokale dhe shtetėrore, i cili po tė realizohej, natyrisht se do tė sillte frymėn e stabilitetit tė plotė nė kėto komuna tė populluara nga shumica shqiptare. Ndėrkaq, njė problem mė vete paraqet edhe organizimi i zgjedhjeve tė reja pėr puishtet lokal nė Bujanoc dhe Medvegjė. Nė kėto komuna gjatė zgjedhjeve tė kaluara janė bėrė njė varg parregullsishė dhe lėshimesh qė kanė favorizuar partitė pushtetare pėr sigurimin e pushtetit lokal, duke e dėmtuar elektoratin shqiptar. Nė kėtė drejtim, gjthashtu, duhet tė lirohen objetet shokollore dhe ekonomike nga ushtria serbe, qė akoma mbahen tė uzurpuara, siē janė gjimnazi nė Bujanoc dhe "Eurofleksi" nė Preshevė.
Largimi i tė gjitha forcave policoro-ushtarke serbe tė anazhuara gjatė krizės nė Luginėn e Preshevės, dhe zėvendėsimi i tyre me policinė mulietnike do tė ndikonte shumė nė ngritjen e masave tė mirėbesimit nė kėto anė. Masat pėr krijimin e njė ambienti tė sigurtė, tė mirėbesimit ndėretnik, tė projekteve multietnike nė rajonin e Luginės sė Preshevės, nuk mund tė ngriten me fjalė dhe me marrėveshje vetėm tė firmosura nė letėr, por me angazhime tė sinqerta dhe punė praktike. Tė gjitha aktivitetet para, gjatė dhe pas periudhės sė konflikteve tė armatosura nė kėto vise, janė bėrė pėr demilitarizimin e rajonit e jo pėr militarizimin e sėrishėm tė tij.

Statistika

Nė rajonin e Luginės sė Preshevės, pėrkatėsisht nė Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė, jetojnė rreth njėqind mijė banorė, nė njė sipėrfaqe tokėsore prej 1249 km2 dhe 139 vendbanime .
Nė komunėn e Bujanocit, sipas vlerėsimeve tė regjistrimit tė vitit 1991, tė cilin shqiptarėt e bojkotuan arsyeshėm, jetojnė 49.472 banorė, nė njė sipėrfaqe prej 461 km2. Kjo komunė numėron 59 vendbanime, tė organizuar nė 26 Bashkėsi Lokale. Struktura nacionale e popullsisė ėshtė 60.6 pėr qind shqiptarė, 29.8 pėr qind serbė dhe 8.8 pėr qind romė. Ndėrkaq, nė komunėn e Preshevės jetojnė 37.791 banorė, prej tyre 34.105 shqiptarė ose 93.7 pėr qind nga numri i pėrgjithshėm i banorėve. Presheva shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 264 km2 si dhe numėron 36 vendbanime, shumica prej tė cilave janė shqiptare.
Nė njėrėn nga komunat mė tė vogla tė Luginės sė Preshevės, pra nė Medvegjė jetojnė 13.346 banorė, prej tyre 3.791 shqiptarė ose 37.0 pėr qind nga popullata e gjithmbarshme. Kjo komunė me njė sipėrfaqe tokėsore prej 524 km2 dhe 44 vendbanime, ėshtė mė e madhe se Bujanoci dhe Presheva, por gjendja e vėshtirė ekonomike dhe presionet politike kanė ndikuar nė shpėrnguljen masive tė popullsisė shqiptare nga Medvegja, duke gjetur streh shpėtimi nė Kosovė dhe diasporė. Gjatė regjistrimit tė vitit 1981 dhe 1991 shqiptarėt nuk morėn pjesė pėr shkak parregullėsive, formularėve jo tė plotėsuar nė dy gjuhė si dhe dyshimit se mund tė manipulohet me numrin e vėrtetė tė banorėve nė favor tė elementit serb qė ka qenė gjithmonė pakicė nė kėto hapėsira.
Enti republikan statistikor i Serbisė, i mbėshtetur nga regjistrimi i popullsisė nė prillit tė vitit 2002, llogaritė se nė rajonin e Luginės sė Prshevės, jetojnė 59.952 banorė. Rezultatet e kėtij regjistrimi janė tejet brengosėse, spse me kėtė llogaritje munojnė jo mė pak se 40 mijė banorė, kryesisht shqiptarė tė punėsuar pėrkohėsisht nė diasporė. Pra, bashkatdhetarėt dhe tė tė zhvendosurit nga kėto komuna, autoritetet e Entit statistikor serb nuk i lloaritin si banorė tė kėtyre viseve.
Llogaritjet e kėtij enti janė nė kundėrshtim me ligjin pėr pakicat, i cili ndalon rreptėsisht ndryshim artificial tė popullatės shumicė nė mjediset etnike. Mirėpo, fshesa e spastrimeve etnike vazhdon. Zbrazja nė heshtje e fshatarave tė tėra nė komunėn e Medvegjės, Malėsinė e Bujanocit dhe Karadak tė Preshevės, rrezikon seriozisht bėrthamėn etnike tė Luginės sė Preshevės.


Presheva


Bujanoci


Medvegja




OPINIONE TJERA

• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Powered by: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945