| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Indro Montanelli, gazetar


GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI

Nėse doni tė ushtroni kėtė zanat, ky ėshtė zotimi qė duhet tė keni. Pėr ta bėrė, s'ka vuajtje qė mund t'ju dekurajojė; ky zanat ėshtė shumė i bukur. Nuk ēon askund, ama ėshtė shumė i bukur. Gazetaria bėhet pėr gazetari dhe pėr asnjė gjė tjetėr.

Nga Indro Montanelli

E di qė shumė nga ju jeni tė interesuar pėr gazetarinė dhe mjetet e komunikimit. Kėtė pasion kam nisur ta kultivoj qysh nga gjimnazi, kurrė mė s'kam dashur tė jem tjetėr veē gazetar, gjė qė e dėshpėroi shumė babanė tim. Ai, si njė drejtor liceu, e konsideronte me shumė pėrēmim, si njė zanat fare tė pasigurt.
- Por, gazetaria ka qenė dėshira e prirja mė e madhe e jetės sime. Megjithatė, sado qė e kam dashur dhe vazhdoj ta dua kėtė zanat, nuk mund ta kėshilloj asnjė tė ri t'i futet sot kėsaj pune, sepse mendoj se gazetaria ėshtė tashmė nė krye. Do tė duhej tė transformohej krejtėsisht, nė njė kuptim qė s'di ta parashikoj. Jam i pėrfshirė nga kujtimet dhe vij nga njė shkollė e caktuar dhe nė kėtė moshė e kam tė vėshtirė tė mendoj diēka ndryshe. Shpresoj qė pėr ju tė ketė vend njė transformim tėrėsor, njė transformim qė t'i ketė parasysh faktet e rėnda qė kanė ndodhur nė kohė - mes tė cilave shumė faje dhe devijime tė gazetarėve - futjen e teknologjive tė reja, tė tėrė pėrmbysjes sė zakonit.

Zanati

- Gazetaria klasike, nga e cila s'do tė dija kurrė tė shkėputem, ėshtė e pamundur tė pėrshtatet. Kur nisa gazetarinė, rreth 60 vite mė parė, kishim si arritje teknologjike makinėn e shkrimit Olivetti Lettera 22. Faksin s'di ta pėrdor, njė person i dashur merret me kėtė punė pėr mua, pėrndryshe s'do tė dija as tė vendos fletėn nė tė. Ne gazetarėt duhet t'i qėrojmė hesapet me njė armik vdekjeprurės. Nė vend se ta luftojmė, jemi vėnė nė shėrbim tė tij: ky ėshtė televizioni. I kam tė njėjtat ide me Popper-in, televizioni ėshtė mynxyra mė e keqe qė mund tė na ndodhte, ngase ėshtė pėrdorur nė atė mėnyrė qė tė jetė i tillė. Gazetat janė bėrė megafon tė televizionit, prandaj gjejmė tituj me tetė e nėntė kolona pėr Pippo Baudo-n apo Parietti-n.
- Televizioni do tė mund tė ishte njė instrument i madh i kulturės, por nė fakt nuk ėshtė. Por, kjo ėshtė punė pėr tė. Ajo qė ėshtė punė pėr ne, ėshtė se kemi zėnė tė bėhemi megafon tė tij, duke kopjuar edhe zakonet e tij dhe duke e pranuar supermacinė e tij. Italia, pėrveēse e ka pėrzier seriozen me tė dobishmen, edhe e ka marrė tė dobishmen si gjėnė e vetme serioze. E ne s'bėjmė tjetėr veēse qė pėrshtatemi me kėtė, duke e tepruar me kėtė perversionim tė zakonit tonė. Po ka edhe mė keq.
- Televizioni udhėzon dhe i hap rrugė protagonizmit, qė kur bartet nė gazetari ka efekte katastrofike. Televizioni nxit shtysėn e keqe tipike pėr gazetarėt e kėqij, kėrkimin me ēdo kusht tė scoop-it. Nėse ndokush nga ju do tė dojė ta ushtrojė kėtė zanat, shmangeni tundimin e scoop-it! Mos harroni se ajo ėshtė rruga e shkurtėr e gomerėve. Tė bėn tė mundur tė arrish i pari, por nė mėnyre tė keqe. Publiku ėshtė njė kafshė e ēuditshme, duket si dikush qė kupton pak, por mban mend; e nėse ju luani me besimin e tij, kaq e ka edhe puna juaj. Ky besim duhet fituar seriozisht dhe me mund tė madh, ditė pėr ditė. Kjo nuk shpėton nga gabimet, por imponon detyrim pėr tė denoncuar vetveten, kur e vėrejmė gabimin, si dhe t'i kėrkojmė falje lexuesit.
- Nėse doni tė ushtroni kėtė zanat, kujtohuni mirė. Ėshtė njė zanat qė kėrkon pėrulėsi, shumė, e protagonizmi ėshtė nė kontrast me kėtė ligj fondamental. I shoh sot drejtorėt e rinj. Janė shumė tė zotėt, tė kuptohemi, janė tė moshės mes 40 e 50 vjeē, do tė mund tė ishin bijtė e mi. Ama nuk qėndrojnė nė drejtori, i kam para syve, qėndrojnė nė zyrėn e marketingut, ngase gjėja themelore e njė gazete ėshtė e ashtuquajtura audiencė. Audienca sjell publicitet, ngaqė njė gazetė nuk duhet vetėm tė jetojė, por duhet edhe tė prodhojė para, para sė gjithash nėse dėshiron tė jetė e pavarur.

Shijet e kėqija

- Njė gazetė qė duhet t'i kėrkojė dikujt para, ėshtė pa dashje shėrbėtor i punėve tė tij. Unė e kam humbur gazetėn "Voce" ngase s'ia dola mbanė ta bėj aktive. Ėshtė audienca, nė format e saj mė vulgare, ajo qė na detyron ta vulgarizojmė gazetėn, e cila pėr t'u shtypur duhet ta rrahė kėtė rrugė.
- Kjo rrugė megjithatė, nuk ēon askund. Ne do tė kemi njė gazetari gjithnjė e mė tė keqe, sepse ėshtė gjithnjė e mė shumė nė kėrkim tė audiencės, gjithnjė e mė shumė nė kėrkim tė publicitetit, prandaj gjithnjė e mė shumė e gatshme t'i pėrmbushė shijet e kėqija tė publikut, nė vend se t'i korrigjojė.
- Tė merremi vesh, publiku ėshtė pėrherė padroni ynė, nuk mund tė shtyhemi me tė me gjoks, ama duhet tė edukohet. Megjithatė pa e shfaqur kėtė, sepse s'ka asgjė mė tė keqe se qėndrimi prej mentori. Nuk e di nėse gazetaria ėshtė e zonja ta kryejė njė evolucion nė kėtė kuptim, ama unė s'po ia shoh shenjat askund. Po tė isha 40 vite mė i ri, do tė tentoja pėrsėri tė hap njė gazetė. Ndokush mund tė ēuditet tani, por unė do ta ndiqja rrugėn e hapur nga kryearmiku im Ferrara me gazetėn 'Foglio'. Kjo gazetė ėshtė ajo qė duhej tė bėja unė me gazetėn "Voce", e qė s'pata fuqi dhe mundėsi ta bėja.
- Njė gazetė qė do t'ua pėrshtaste menjėherė mjetet e veta ēmimeve, me pak faqe, qė do tė mund tė bėnte pa njė pjesė tė madhe tė reklamės, me gazetarė tė paguar pak. Po ne jemi paguar pak, ky zanat s'bėhet pėr para. Madje, nėse takoni njė gazetar tė pasur, mos i zini besė. Gazetaria nuk shpie nė pasuri, mund tė shpjerė nė mirėqenie. Unė nuk ankohem aspak, kam aq sa mė duhet pėr tė jetuar mirė. Ama gazetari i pasur ėshtė njė gazetar qė qelbet, ngaqė e ka pėrdorur zanatin pėr tė arritur tė tjera objektiva.
- Njė gazetar qė i nėnshtrohet zanatit - duke i kėrkuar ndjesė prokurorit Maddalena - do ta pushkatoja. Siē po e shihni, s'po ju sjell lajme tė mira, megjithatė, nė kėtė pikė, mė duhet t'jua them edhe njė gjė tjetėr. Ka gjasa tė kem ushtruar njė zanat tė gabuar, por nuk jam bėrė pishman. Mendoj se gazetaria nė Itali e ka kryer njė mision, e ka shkėputur kulturėn italiane nga fortesat, nga kockat e saj mafioze. Mė vjen keq qė po jua kthej kaq keq mikpritjen tuaj, ama duhet t'ju them se gazetaria e ka kryer kėtė detyrė me ngadalėsi, duke sjellė kulturėn nė mes tė publikut.

Kultura gazetareske

- Kultura italiane kishte njė nevojė tė madhe pėr kėtė, ngaqė s'di t'i flasė publikut. Ka njė gjuhė tė veten, tė papėrkthyeshme nė gjuhėn e pėrbashkėt. Ndoshta ju e dini se unė s'kam shumė pėr t'u lavdėruar nė lidhje me vitin '68 dhe me atė qė ngjau atje, ngase ende i bart me vete shenjat dhe gjurmėt, por, shkaqet e largėta tė atyre djelmoshave, qė mė qėlluan me disa plumba, po ta kisha moshėn e tyre ndoshta do t'i kisha bashkėndarė. Sigurisht qė do tė isha larguar sepse mėnyra se si dėshironin t'i bėnin gjėrat ishte e gabuar, ama diēka kishte aty. Nė rebelimin, nė njėfarė mėnyre si prej baroni tė kuptimit tė kulturės, ka diēka tė drejtė. Kush nga ju do tė dėshirojė ta zgjedhė kėtė zanat, le tė kujtohet ta zgjedhė padronin e vet, lexuesin. Le tė vihet nė shėrbim tė tij dhe le tė flasė gjuhėn e tij, jo atė tė akademisė.
- Le ta kthejė kulturėn e akademisė nė mirėkuptim. Nguliteni nė kokė se kjo ka qenė njė nga tradhtitė mė tė rėnda tė bėra nė Itali, e janė bėrė shumė sosh. A doni dėshmi? Merreni njė shkrim ēfarėdo tė cilitdo tė Italisė sė '700- shit dhe krahasojeni me faqet e enciklopedisė franceze. Faqet e Voltaire-t, e D'Alembert-it, janė tė qarta dhe tė pastra, gjithēka kuptohet. Nė tė tjerat s'kuptohet asgjė: gjuhė e toguar, ireale, e princit.
- Gjuhė e kulturės nė shėrbim tė zotėrisė, qė pastaj ėshtė bėrė parti. Prandaj edhe ėshtė pėrkeqėsuar, ngase ishte mė mirė t'i shėrbeje njė duke apo njė kardinali sesa njė partie. Ishte mė pak e ulėt, sado qė ishte e ulėt edhe ajo. Kujtohuni se kultura italiane kurrė s'ėshtė pėrhapur, ajo pak gjė qė ėshtė bėrė, ėshtė bėrė nga gazetaria. Nėse doni tė ushtroni kėtė zanat, ky ėshtė zotimi qė duhet tė keni. Pėr ta bėrė, s'ka vuajtje qė mund t'ju dekurajojė; ky zanat ėshtė shumė i bukur. Nuk ēon askund, ama ėshtė shumė i bukur. Gazetaria bėhet pėr gazetari dhe pėr asnjė gjė tjetėr.

(Ky ėshtė fjalimi i fundit i Indro Montanellit, njė prej gazetarėve mė tė mėdhenj italianė, i mbajtur nė Universitetin e Torinos nė vitin 1997. Teksti i pabotuar ndonjėherė, njė leksion gazetarie, u publikua dje nė faqet e gazetės "La Stampa", nė prag tė 100-vjetorit tė lindjes sė Montanellit. "La Stampa")



OPINIONE TJERA

• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Powered by: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945