| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Adnan Abrashi


ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR

Fushata zgjedhore pėr zgjedhjet e 15 nėntorit 2009, tanimė ėshtė nė vlugun e saj tė kulmimit. Pėr ta pėrfituar besimin e elektoratit tė gjerė, partitė e shumta politike qė garojnė nė kėto zgjedhje, veē kanė nisur t'i pėrdorin tė gjitha metodat e lejuara dhe shpesh edhe tė palejuara tė ndikimit tek masat.

Nga Adnan Abrashi

Krahasuar me zgjedhjet e herėve tė kaluara, kėtė herė, pėrveē asaj forme tė pėrgjithshme zgjedhore "premto sa mė shumė", apo "gėnje sa mė shumė", fushata e sivjetme, me disa specifika, ndryshon nga ajo e kaluara. Derisa dikur si premtime kishim pavarėsinė, bashkimin e Mitrovicės, rrymė 24 orė... etj, tani pėr ēdo qytet tė Kosovės premtohen shifra marramendėse parash pėr investimeve kapitale dhe hapjen e dy universiteteve: njėrėn pėr Prizrenin, me vendim veē tė pruar nga Qeveria, dhe tjetrėn pėr Gjakovėn, pėr tė cilėn, vendimi, tek duhet tė bihet mė vonė (nėse fiton partia premtuese, kuptohet). Po ashtu, tek disa parti, nė performancat e tubimeve dhe prezantimeve parazgjedhore,vėrehen edhe ca risi stilistike tė marketingut bashkėkohor Flitet se disa sosh, pėr kėtė qėllim, kanė angazhuar edhe ekspert tė dėshmuar tė nivelit botėror. Por, sado qė kėto metoda pėr ne tė duken bashkėkohore, sinqerisht dyshoj nė efektin e qind pėr qind ndikues tė tyre tek masat tona popullore. Sepse, kėtu i thonė Kosovė dhe jo Amerikė. As Evropė!. Kėtij regjioni i thonė Ballkan, e kėsaj toke Kosovė, prandaj, disa "kerefeke" tė stileve bashkėkohor tė marketingut parazgjedhore, fare nuk pinė ujė. Kot janė tė kesh te ne reklamat e ekspozuara nėpėr billborde gjigante, pllakatet e shumta tė ngjitura nė ēdo skutė tė qyteteve tona, afishet dhe prezantimet e tepruara nėpėr gjitha mediet e shkruara dhe elektronike. Ato, si kandidat, vėrtet tė bėjnė tė njohur por je edhe i bindin aq njerėzit tanė pėr tė votuar pėr ty.

Te ne si marketing, mė shumė pinė ujė metoda e sprovuar e ndikimit pėrmes thashethemeve tė cilat realizohen nėpėr ēajtore dhe kafene, nėpėr pamje mortore, mevlude, xhamia dhe kisha... Kėto forma tė marrjes nė gojė, zakonisht veprojnė dhe pėrhapen sipas stilit: "po tė kallėzoj ēka morra vesh nga njė miku i im i besueshėm, ama mos i trego ti askujt".... Pėrveē militantėve tė pėrbetuar partiakė, deri nė minutėn e fundit tė hedhjes sė votės nė kutizėn votuese, shumica e elektoratit tonė ende nuk e ka tė pėrcaktuar se pėr ke do tė votojė. Kurrė nuk do ta harroj atė mesele tė sinqertė dhe tė padjallėzuar tė njė komshiu tim, se si dhe pėr kė kishte vendosur tė votoj ai gjatė zgjedhjeve tė kaluara:
- "Menjėherė posa u zgjova atė ditė, sa isha ende nė shtėpi, kisha vendosur tė votoj pėr PDK-nė. Para se tė shkoja nė vendvotimin e lagjes sime tė votoja, rrugės, paraprakisht, si obligime mu desh t'i kryej edhe disa punė tė vogla personale dhe familjare. Sė pari u drejtova tė rruhem te berberi, dhe aty, pėr atė parti qė kisha vendosur tė votoj, dėgjova bukur do fjalė tė kėqija Aty pėr aty ndėrrova mendjen dhe vendosa tė votoj pėr LDK-nė. Menjėherė pas berberit shkova te bakalli pėr tė blerė disa gjėsende pėr shtėpi dhe aty dėgjova komente tė papėrshtatshme edhe pėr LDK-nė. Kėshtu, sėrish e ndėrrova mendjen dhe kėtė herė definitivisht vendosa tė votoj pėr AAK-nė, por, posa u gjeta nė vendin zgjedhjeve rrumbullakova AKR-nė...."

Dihet mirė se para dy viteve nė lagjen time, mbi 90 pėr qind e tė tjerėve i kishin bojkotuar zgjedhjet dhe ky komshi ishte njėri ndėr njerėzit e paktėt qė kishin dalė nė votime,
Me sa duket, disponimi i tyre edhe pėr kėto zgjedhje tė sivjetme duhet tė jetė i njėjtė
"Nuk kemi pėr kė tė votojmė"- thonė shumica. Ama, nė anėn tjetėr, ėshtė interesant se tė gjithė me vėmendje e pėrcjellin fushatėn parazgjedhore . Por, nė to, atyre nuk po ju intereson aq se, ēka po rrejnė kotė dhe premtojnė politikanėt tanė, por mė tepėr sa vetė kanė shkuar nė atė tubim dhe kush nga personalitetet e njohura ka marrė pjesė aty; a ka ndodh ndonjė ekses apo skenė qesharake ...etj? Ngjashėm ėshtė dhe me debatet televiziv qė shikohen dhe pėrcillen me ėndje nga masa. Nė to, njerzėve mė sė shumti ju intereson kush kujt ja ka "ngul" apo kush kujt do tė ja "ftohė" nga pjesėmarrėsit, se sa cilėsia dhe serioziteti i premtimeve tė bėra tė kandidatėve.

Ndoshta ka kohė ende qė tė ndryshoj diēka, por aq sa po shoh unė disponimi popullor nė tė gjitha komuna duhet tė jetė i njėjtė si nga shembulli i pėrshkruar mė sipėr. Kuptohet, gjithnjė lavdi pėrjashtimeve. Sepse, kudo, njė pjesė e konsiderueshme e elektoratit logjikon edhe ndryshe. Menēur, arsyeshėm dhe me urtėsi. Ama, kjo kategori njerėzish, kaherė ka formua bindjen e prerė se, shumica e kandidatėve qė garojnė si pėr kryetar komune, ashtu edhe pėr deputet tė kuvendeve komunale nė kėto zgjedhje, janė mediokėr, pjatalėpirės, servil, tė komprometuar, andaj asnjėri nga nuk meritor ta ketė votėn e tyre...
Kėshtu, nė fund, ju kisha sugjeruar sinqerisht, tė gjitha subjekteve politike, kandidatėve tė tyre pėr deputet dhe kryetar komunash, si dhe individėve tjerė tė pavarur, qė, nė vend se nėpėr fushata tė merren me iluzione, gėnjeshtra dhe premtime tė kota , tė cilėve nuk po ju beson mė askush, mė e arsyeshme do tė ishte qė tė shqetėsohen pėr pėrqindjen e njerėzve qė do tė dalin nė votimet e sivjetme?! Pėrndryshe, ashtu sikur veē po i vije era, me mosdaljen masovike tė popullit, edhe me kėto zgjedhje do tė vazhdoj mėnyra e gjertanishme e emėrimit tė kryetarėve dhe konstituimit tė kuvendeve dhe qeverive pakicė.
Mu ashtu sikur aktualisht e kemi tė konstituuar edhe Parlamentin dhe Qeverinė qendrore nga zgjedhjet e kaluara… /www.albaniapress.com/



OPINIONE TJERA

• Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Webfaqe e krijuar nga: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945