| Fillimi |               | Numrat e Kaluar |               | Shtojcat Speciale |               | Redaksia |               | Pėr ne |               | Kontakt |

 Nė Prespektiva lexoni :

- KOMENTE
- INTERVISTA
- REPORTAZHE
- OPINION
- BISEDA
- KULTURĖ
- SHKENCĖ
- EKONOMI
- INFRASTRUKTUR
- SPORT
- HUMOR
- FJALKRYQE
- RELIGJION
- DUKURI
- SHĖNDETI
- EDUKIM
- ARGĖTIM
- POEZI
- ETJ ...
 

Revista Perspektiva nė webfaqen e vet ka filluar me rubriken e re, Perspektiva Ditore nė Internet. Perspektiva PRESS, ku lexuesit mund tė gjejnė ēdo ditė flesh lajme nga Lugina e Preshevės.
Me ne jeni mė afėr Luginės sė Preshevės.

 
 Revistė e pėrjavshme informative dhe kulturore


Opinion


NGA PO SHKON MEDVEGJA ?!

Fjala e urtė popullore "Hapja e njė shkolle, mbyllja e njė burgu", pėr Luginėn e Preshevės nuk ndonjė peshė. Nė Luginėn e taksirateve gjithēka ėshtė e mundshme. Hapen burgje dhe ngriten baza ushtarake. Njė komunė kaq e voglė si Medvegja e cila deri nė vitin 1957 njihej si Komuna e Sijarinės, me shumicė shqiptare dhe me qeverisjen e dikurshme nga shqiptarėt, ka pėrēka tė krenohet nė fund tė kėtij viti, por me se do tė krenohen komunat simotra: Presheva dhe Bujanoci ?!

Nga Perspektiva PRESS

Nė shkurt tė kėtij viti, Ambasadori rus nė Beograd, Aleksandėr Konuzin, vizitoi Medvegjėn. "...Me kėnaqėsi tė madhe kam ardhur nė Komunėn e Medvegjės pėr tu njoftuar mė mirė se si jetohet kėtu. Kjo ėshtė njė praktikė e zakonshme e ambasadorėve, tė njoftohen me vendin ku ata punojnė. Unė kam vizituar edhe rajone tė tjera nė vend por pėr mua ishte e rėndėsishme tė njoftohem edhe me jugun e Serbisė. Shumė jam i kėnaqur me bisedimet qė kam zhvilluar me pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal. Mua mė kanė njoftuar hollėsisht se si jetojnė njerėzit nė Medvegjė dhe me ēfarė probleme ata ballafaqohen. Bashkėrisht kemi biseduar edhe pėr mundėsitė e bashkėpunimit. Unė u kam treguar se Rusia realizon disa projekte tė mėdha pėr zhvillimin e ekonomisė nė Serbi. Ne jemi tė interesuar pėr atė qė bashkėpunimi ynė tė jetė edhe nė nivel tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme. Qytetarėt e tė dy vendeve me shekuj kanė qenė tė lidhur pėr bashkėpunim nė fusha tė ndryshme, nė sferėn e kulturės, sferėn spirituale dhe tė arsimimit. Bashkėpunimi nė sferėn humanitare duhet tė kompenzojė me harmoni bashkėpunimin tanė nė sferėn e ekonomisė", tha ambasadori rus Konuzin.
Muajve nė vijim disa kompani ruse u interesuan tė blejnė toka ndėrtimore nė Komunėn e Medvegjės. Investimet nė Banjėn e Sijarinės dhe rrethe tė tė tjera tė Mevegjės, po japin rezultate pozitive. Nė kėtė mision jetėsisht ėshtė i angazhuar edhe Trupi Koordinues pėr jug tė Serbisė.

Fakultetet

Tė hėnėn e 12 tetorit 2009, nė Medvegjė, janė hapur dy paralele tė Universitetit tė Nishit; fakulteti juridik dhe ekonomik, me mėsim nė gjuhėn serbe dhe shqipe, ndėrkaq pėrfaqėsuesit shqiptarė tė institucioneve lokale dhe tė partive politike tė Luginės sė Preshevės, kanė bojkotuar pjesėmarrjen e tyre, nė inaugurimin e kėtyre fakulteteve duke thėnė se hapja e tyre, nuk mund tė zgjidhė problemin e shkollimit tė lartė pėr shqiptarėt e kėtij rajoni.
Departamenti i Fakultetit juridik dhe ekonomik ėshtė hapur nga kryeministri i Serbisė, Mirko Cvetkoviq, ndėrsa nė kėtė solemnitet ishin tė pranishėm edhe ministri i arsimit, Zharko Obradoviq dhe ministri i administratės shtetėrore dhe vetėqeverisjes lokale, Milan Markoviq, i cili ėshtė njėherėsh dhe kryetar i Trupit Koordinues pėr Luginė tė Preshevės. Kryeministri serb, Cvetkoviq, nė solemnitetin e hapjes sė dy paraleleve tė Universitetit tė Nishit, ka thėnė se hapja e kėtyre fakulteteve ėshtė "hap i madh drejt zgjidhjes sė problemeve nė kėtė komunė".
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesit e institucioneve lokale dhe tė partive politike shqiptare tė Luginės sė Preshevės kanė bojkotuar pjesėmarrjen e tyre nė kėtė inaugurim, ngase ata kanė kėrkuar prej kohėsh qė sistemi arsimor nė Luginė tė harmonizohet me sistemin arsimor tė Kosovės, konform standardeve evropiane pėr arsim. Ata po ashtu, kanė kėrkuar hapjen e fakulteteve nė mjediset ku ėshtė i koncentruar numėr mė i madh i shqiptarėve, siē ėshtė komuna e Preshevės dhe ajo e Bujanocit, e jo nė komunėn e Medvegjės kur atje kanė mbetur vetėm njė numėr simbolik i shqiptarėve.
Pėrfaqėsuesit politikė dhe institucionalė, njė hap tė tillė tė ndėrmarrė nga Qeveria serbe, e kanė vlerėsuar tė jetė bėrė me prapavijė politike, duke u zotuar pastaj para faktorit ndėrkombėtar se kjo qeveri po bėnė hapa drejt zgjidhjes sė problemit tė shkollimit tė lartė tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.
Nė fakultetet nė fjalė, procesi mėsimor ėshtė paraparė tė zhvillohet nė dy gjuhė; nė atė serbe dhe nė gjuhėn shqipe dhe se tekstet pėr kėto fakultete janė shtypur me ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar, gjegjėsisht me ndihmėn e OSBE-sė.

Maturantet

Vlen tė tė theksohet se nė vitin shkollor 2008/2009, pėr herė tė parė nė historinė e Komunės sė Medvegjės doli gjenerata e parė prej 11 nxėnėsisht shqiptarė, qė kanė mbaruar arsimin e mesėm nė gjuhėn amėtare nė drejtimin ekonomik pranė shkollės sė mesme teknike "Nikolla Teslla" nė Medvegjė.
Ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac, merret vesh tė ketė thėnė nė njė konferencė shtypi nė Leskoc, se baza ushtarake "Cepotin" afėr Bujanocit, do tė jetė e gatshme deri nė fund tė kėtij viti, si dhe planifikohet zgjerimi i saj. Baza ushtarake disponon me 350 hektarė, kėshtu qė i nevojiten edhe 65 hektarė hapėsirė pėr tė rregulluar poligone, tė cilat si tė tilla i mungojnė Ushtrisė sė Serbisė.

Interpoli

Nė letrėn konfedenciale dretjuar Interpol dhe organizatave tjera nderkobmetare autoritetet mė tė larta komunale tė Preshevės dhe Bujanocit (Riza Halimi, Skender Desetani, Shaip Kamberi, Jonuz Musliu dhe Belgzim Kmberi) ėshtė kėrkuar njėzėrit nga to ndihmė pėr zbulimin e vrasėsve tė deputetit dhe humanistit Ing.Isuf Azizi, meqė, sic thuhet ne letėr "ėshtė humbur besimi tek policia lokale edhe rajonale e dretjuar nga Beogradi". Liderėt e Luginės pėrmes kėsaj letreje kanė shtruar pyetje organizmave ndėrkombėtare se "si mund tė pranohet nė Bashkimin Evropian njė shtet nė tė cilin nuk funksionon shteti juridik, nė tė cilin mjedis terroizmi verpin para syeve tė policisė dhe me njė policķ e cila ėshtė e ndėrlidhur me grupe mafioze dhe krimin e organizuar…"
Nė kėtė letėr prej tri faqesh tė pėrfaqėsuesėve tė Luginės sė Preshevės, po ashtu ėshtė kėrkuar nga organizmat ndėrkombėtarė tė bėjnė presion dhe tė kėrkojnė pėrgjegjėsi nė regjimin e Beogradit pėr zhdukjen dhe vrasjen e 32 shqipatrėve nga Presheva dhe Bujanoci gjatė kėtyre tetė viteve tė fundit, ku deri mė tash askush nuk ėshtė arrestuar apo dėnuar pėr kėto vepra kriminale. Interpol-it dhe inititucioneve tjera ndėrkombėtare nė kėtė letėr-dokument tė zyrtarėve nga Presheva dhe Bujanoci ju ėshtė bashkangjitur edle lista me emrat e tė vrarėve dhe tė zhdukurve kėtyre viteve tė fundit mė anėn e Luginės se Preshevės, tė cilėt janė kryesisht tė rinj, intelektualė dhe biznismenė.

Porosia

Interesant. Fjala e urtė popullore "Hapja e njė shkolle, mbyllja e njė burgu", pėr Luginėn e Preshevės nuk ndonjė peshė. Nė Luginėn e taksirateve gjithēka ėshtė e mundshme. Hapen burgje dhe ngriten baza ushtarake. Kryetari i Komunės sė Medvegjės krenohet se nė komunėn e tij po hapet njė burg ku mund tė punėsphen mbi 200 punėtorė. Ēfarė paradoksi! Njė komunė kaq e voglė si Medvegja e cila deri nė vitin 1957 njihej si Komuna e Sijarinės, me shumicė shqiptare dhe me qeverisjen e dikurshme nga shqiptarėt, ka pėrēka tė krenohet nė fund tė kėtij viti, por me se do tė krenohen komunat simotra: Presheva dhe Bujanoci?!

Nė vijim po japim njė opinion tė botuar ditė mė parė nė javoren "Perspektiva".

PAKICAT, NGJASHMĖRITĖ DHE DALLIMET


Digjet shtėpia e njė shqiptari nė Sijarinė nga serbėt e "dehur". Asgjė e jashtėzakonshme. Nuk ėshtė lajm nėse shqiptarit i digjet pasuria nga serbi, nėse i ndalohet tė flas, tė shkruaj dhe tė emėrtoj fėmijėn me emrin tė cilin e dėshiron prindi ose familja e tij.
Nuk paraqet assesi njė risi nėse pėrndiqet shqiptari, nėse burgoset ai ose edhe vritet. Ėshtė njė ndodhi normale dhe nuk ia tėrheq vėrejtjen njė rrethi mė tė gjerė se sa familja dhe tė afėrmit e viktimės.
Ky ishte realiteti i djeshėm, i sotėm, por me gjasė do tė jetė edhe ai i nesėrm, i jetės sė pakicės shqiptare, qė historia ia pėrcaktoi fatin tė jetoj nė Serbi.

Po, serbi nė Kosovė?

Njė grusht serbėsh protestojnė, duke bllokuar arterien mė tė rėndėsishme tė qarkullimit nė Kosovė. Serbėt braktisin punėn nė polici dhe rrinė nė shtėpitė e tyre ose dalin nė protesta tė pėrditshme, duke sharė dhe fyer gjithēka qė ėshtė shqiptare - Qeveria e Kosovės ua paguan tė ardhurat dhe i lutė qė tė kthehen nė punė...
Po tė fryjė njė erė e fortė nė Kosovė dhe serbit t'ia lėvizė tjegullat nga pullazi, Qeveria e Kosovės duhet urgjentisht tė mblidhet pėr t'ua rregulluar ēatitė serbėve lokalė.
Tė gjitha kėto, qė mund t'i ngjajnė njė serbi nė Kosovė pėrbėjnė LAJM dhe ngjarje kryesore me tė cilėn merret jo vetėm Kosova e Serbia, por e tėrė bota. Kėtė rėndėsi ia japin pėr fat tė keq edhe mediumet tona shqiptare, derisa fatkeqėsitė qė i pėrjeton shqiptari brenda kufirit serb, nuk gjejnė vend as nė shkrimet dhe lajmet e mediumeve shqiptare e lėre mė, nė ato ndėrkombėtare.

Po ne shqiptarėt, a provuam ta ndėrrojmė kėtė realitet?

Nė Kushtetutėn e Kosovės, tė cilėn emisarėt tanė e pranuan duke mos provuar qė tė ndėrrojnė asgjė nga propozimet e Ahtisarit vetėm e vetėm tė mbajnė postet e tyre politike dhe qė tė shijojnė hotelet luksoze vieneze; serbėve me mė pak se 6% tė popullatės tė popullatės kosovare, iu sigurua dyshtetėsia, gjuha nė nivel qendror, autonomia lokale politike, formimi i komunave etnike serbe, statusi i papresedencė i deputetėve serbė, tė cilėt mund tė bllokojnė ēdo ligj tė Parlamentit tė Kosovės etj… etj.
A ishte filozofi e rėndė dhe kėrkesė e palogjikshme, qė tė insistohet tė vehet shenja e barazimit pėr tė gjitha kėto privilegje "demokratike", qė u kėrkuan pėr serbėt si pakicė nė shtetin e Kosovės dhe shqiptarėve, qė kemi mbetur tė jetojmė nė Serbi (komunat: Medvegjė, Preshevė e Bujanoc).
Kėta qė e nėnshkruan kėtė paketė, jo vetėm qė vulosėn fatin e persekutimit dhe shpėrnguljes sistematike tė shqiptarėve, qė mbetėn jashtė kufirit tė Kosovės, por me dorėn e vet nėnshkruan dhėnien e mė tepėr se 30 pėr qind, tė territorit kosovar Serbisė dhe ua mundėsuan enklavave serbe tė Anamoravės, qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė krijojnė njė kompaktėsi tė territorit serb, i cili me gjasė do tė shtrihet qė nga Dardana deri nė Prevallė (mbi Prizren).
Jemi tė vetėdijshėm se nuk jemi aq tė fuqishėm, qė disa gjėra t'i bėjmė pa ndihmėn e tė tjerėve, por nuk kemi qenė asnjėherė, aq tė pavetėdijshėm, qė fatin e popullit tonė ta nėpėrkėmbim vet.




OPINIONE TJERA

• Nga Adnan Abrashi: ZGJEDHJET DHE MENTALITETI ZGJEDHOR KOSOVAR ... mė shumė ... >>
• Nga Indro Montanelli: GAZETARIA BĖHET PĖR GAZETARI ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: LUGINA E PRESHEVĖS NGA ZONAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VISEVE TĖ ILIRISĖ ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: SI U BĖ KOSOVA LINDORE LUGINĖ E PRESHEVĖS ?! ... mė shumė ... >>
• Nga Shpėtim Kodra: KUSH PO I FRYN ZJARRIT PĖRĒARĖS NĖ LUGINĖN E PRESHEVĖS !? ... mė shumė ... >>
• Nga Besnik Hysa: PORTAT E BASHK(ĖPUN)IMIT ... mė shumė ... >>
• Besnik Hysa i kthehet Luginės: KUSH JANĖ HORRAT E ZABELIT TĖ PRESHEVĖS?! ... mė shumė ... >>

 

Webfaqe e krijuar nga: KUPIPROG.NET
© 2008 Revista Perspektiva. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Tel/Fax: (017) 654 508 - Mob: (063) 8560 105, (064) 2159 579, (063) 8251 945